Voziti 165 km/h në zonë 80, ndalohet një person nga Tetova në Gostivar

policia mk policia mk
SPB Tetovë njofton se dje (15.02.2026) në ora 14:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin G.A.(40) nga fshati Sellcë e Tetovës.
"Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Tetovës me shpejtësi prej 165 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë".
"Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.
Nga
Telegrafi
16/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































