Voziste mbi 100 kilometra në orë, me qenin në prehër (Foto)

Në Birmingham të Anglisë, është fotografuar një burrë që voziste me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, teksa në prehër e mbante një qen.
Sipas dëshmitarëve të rastit, ai e drejtonte timon me njërën dorë, kurse me tjetrën e mbante kafshën, transmeton Telegrafi.
Policia e ka publikuar fotografinë, në përpjekje që të identifikohet ky njeri që rrezikonte veten dhe të tjerët në rrugë.
Sipas ligjeve britanike, kafshët duket të mbahen larg shoferit, në mënyrë që të mos e shqetësojnë duke i shkaktuar nervozë apo shpërqendrim në rrugë. Kafshët duhet të mbahen pas dhe të lidhur, që të mos largohen apo të lëndohen në rast të frenimit të shpejtë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































