Votuesit në Britaninë e Madhe vendosin sot për të mbetur ose jo në Bashkimin Evropian. Është ky referendumi i parë për lidhjet e këtij vendi me Evropën në më shumë se katër dekada.
Për muaj të tërë, politikanët e të dyja kampeve, për dhe kundër, kanë bërë përpjekje të ndikojnë 46.5 milionë votuesit e ligjshëm.
Kryeministri britanik, David Cameron, u ka bërë thirrje bashkëkombasve që të refuzojnë të ashtuquajturin “Brexit”, apo daljen e vendit nga BE-ja.
“Është privilegji më i madh në jetën time të qëndroj në zyrë, dy oborre larg vendit ku Winston Churchill ka marrë vendim të luftojë kundër Hitlerit më 1940. Ai nuk ka dashur të jetë vetëm, ai ka dashur të jetë me polakët, me francezët dhe me të tjerët që kanë luftuar për lirinë dhe demokracinë e Evropës”, ka thënë Cameron.
Pjesa më e madhe e debatit është zhvilluar rreth ekonomisë, migracionit dhe asaj që disa e kanë perceptuar si kontroll burokratik të BE-së mbi çështjet e shteteve anëtare, raporton Rel.
Një mesatare e sondazheve, e hartuar këtë javë nga ueb-faqja “What UK Thinks” (Çfarë mendon Mbretëria e Bashkuar), ka treguar se kampi pro mbetjes në BE është në epërsi të lehtë me 51 për qind ndaj kampit që do Brexit-in me 49 për qind.
Çështja ka dalë në pah në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar, kur Cameron ka premtuar referendum për anëtarësinë në BE nëse rizgjidhet. Zotimi i tij ka qenë përgjigje ndaj thirrjeve gjithnjë e më të zëshme të bashkëpartiakëve të tij konservatorë dhe të Partisë populiste për Pavarësi, të cilët kanë thënë se vendi nuk ka mbajtur një konsultim publik për këtë çështje qysh në vitin 1975.
Cameron ka kritikuar vazhdimisht BE-në për humbje të kontakteve me qytetarët britanikë, por ka thënë se favorizon të ndihmojë reformimin e saj duke qenë shtet anëtar.
Më 22 qershor, ai kategorikisht ka mohuar se BE është vjetruar.
“Po shihni rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane. Është tregu më i madh i vetëm në botë”, ka thënë Cameron për BBC-në.
Në rast të mbetjes brenda bllokut, Cameron ka parashikuar rritje të investimeve në Britani.
Por, kryetari i Partisë së Pavarësisë, Nigel Farage, ka kërkuar nga qytetarët britanikë që të votojnë për, siç ka thënë, pavarësinë e Britanisë.
“Mund të votojmë për të kthyer kontrollin e vendit tonë. Mund të votojmë për të kthyer kufijtë. Mund të votojmë për krenarinë dhe vet respektin si komb”, ka thënë Farage, i cili është edhe anëtar i Parlamentit Evropian.
Britania i është bashkuar atij që ka qenë Komunitet Ekonomik Evropian në vitin 1973, pas miratimit parlamentar dhe nënshkrimit të aktit të aderimit vitin paraprak, pa konsultim popullor.
Tre vjet më vonë, më 1975, Britania ka mbajtur referendumin e parë për anëtarësinë e saj në Komunitetin Ekonomik Evropian, i cili në atë kohë ka pasur vetëm nëntë anëtarë.
Rezultatet e atij referendum kanë treguar se mbi 67 për qind e votuesve kanë mbështetur anëtarësinë në këtë komunitet.
Rezultatet e referendumit të 23 qershorit nuk janë ligjërisht të detyrueshme dhe Parlamenti do të duhet të votojë për të shfuqizuar ligjin që ka sjellë Britaninë në bllok.
Udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kancelaren gjermane, Angela Merkel, si dhe aleatët e NATO-s i kanë bërë thirrje Britanisë që të mbetet në BE.
Qendrat e votimit do të mbyllen sonte në orën 21:00 sipas kohës lokale. Rezultatet zyrtare priten mëngjesin e së premtes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj