Votohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i iniciuar nga LVV-ja

2021/12/kuvendi-i-kosove.jpg

Në seancën e sotme të Kuvendit, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë mbështetjen e deputetëve.

Për formimin e këtij komisioni, i cili synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike që nga viti 2006, kanë votuar 95 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë.


Kryesues i këtij komisioni do të jetë Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në seancën e sotme është votuar edhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë i propozuar nga opozita.

Kryesues i këtij komisioni do të jetë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa nënkryetar Ferat Shala nga PDK-ja./Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat