Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur e lumtur pas vendimit të sotëm të PE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Von Cramon ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.


“Urime për liberalizimin e shumëpritur dhe shumë të merituar që do t'ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Nesër më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. /Telegrafi/