Gjatë ditës së djeshme Volkswagen ka njoftuar se po fillon testimin e drejtimit autonom në SHBA, duke përdorur një flotë të veturave ID. Buzz të cilat janë pajisur me teknologji speciale të zhvilluar në bashkëpunim me Mobileye. Kjo teknologji përfshinë kamerat, radarin dhe lidarin.
Testimet do të zhvillohen në Austin të Teksasit duke filluar nga ky muaj. Fillimisht do të përdoret një flotë e 10 furgonave elektrik ID. Buzz, me plan të rritjes së shifrave së pari në Austinm e pastaj në zgjerimin e testimeve edhe në të paktën 4 qytete të tjera në SHBA gjatë 3 viteve të ardhshme.
Në Austin, flota e veturave testuese do të përdoret për mbledhjen e të dhënave përmes kilometrave të kaluara në shumë skenarë drejtimi. Në të gjitha veturat do të ketë drejtues të cilët do t’i mbikëqyrin ato gjatë gjithë kohës. Në këtë fazë, Volkswagen pret që “deri në vitin 2026” në Austin të lansojë vetura komerciale me drejtim autonom për publikun, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Në të ardhmen, kompania dëshiron të ofrojë automjete ID. Buzz të cilat do të kenë projektim të posaçëm me aftësi drejtimi autonom si “një shërbim gjithëpërfshirës që përfshin menaxhimin e flotës dhe zgjidhjet e udhëzimit në distancë për kompanitë e tjera lider në hapësirën e lëvizshmërisë dhe transportit, dhe të krijojë partneritete afatgjata”, thuhet në komunikatën zyrtare për shtyp.
Presidenti i bordit dhe njëkohësisht edhe drejtori ekzekutiv i Volkswagen Group në SHBA, Pablo Di Si tha: “Jemi të emocionuar pasi kemi sjellë veturat tona ID. Buzz në SHBA. Zgjerimi i programit global të drejtimit autonom edhe në SHBA nga Volkswagen Group shënon një arritje të madhe për ne”.
“Në të ardhmen, ne do të fokusohemi në rritjen e kërkesës së shërbimeve të reja të lëvizshmërisë, dhe me veturën tonë ikonë ID. Buzz, ne do të ofrojmë një produkt me të vërtetë magjepsës për të mbështetur shërbimet e transportit tek të cilat konsumatorët amerikanë mund të mbështeten dhe të kenë besim”, shtoi ai ndër të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDuhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato
Shitjet e Tesla-s bien në Gjermani - a ndikoi "aktivizmi politik" i Elon Musk?
Publikohen imazhe të modelit të ri nga Jaguar duke u testuar në borë
Renault rikthen emrat historikë për gjeneratën e re të furgonave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe