Vogue Williams kritikon stilin e Meghan Markle në shfaqjen e saj të re në Netflix

Vogue Williams është e fundit nga të famshmit që ka shprehur kritika ndaj Meghan Markle dhe shfaqjes së saj të re në Netflix, “With Love, Meghan”.
Prezantuesja irlandeze, e cila ka lidhje të afërta me familjen mbretërore përmes bashkëshortit të saj Spencer Matthews, u shpreh skeptike për autenticitetin e paraqitjes së Markle si një grua e përkushtuar ndaj familjes dhe kuzhinës.
Duke folur në podcast-in e saj “My Therapist Ghosted Me”, Vogue ironizoi përpjekjet e Meghan për të krijuar një imazh perfekt në shtëpi, duke përmendur një skenë ku ajo përgatiste një “pjatë ylberi” me fruta për fëmijët e saj, shkruan DailyMail.
“Mua personalisht më pëlqen, por kush e bën këtë në jetën reale?”, tha ajo me humor.
Në bisedë u përmend edhe zgjedhja e stilit të Markle, veçanërisht një xhup i hedhur mbi shpatulla, të cilin Vogue e cilësoi si "të neveritshëm".
Ajo gjithashtu vuri në dyshim sa realiste është përpjekja e Meghan për të paraqitur një imazh të përsosur të jetës familjare dhe e krahasoi këtë me "një parfum shumë të ëmbël dhe të stisur".
Williams nuk është e vetmja që ka shprehur skepticizëm ndaj shfaqjes së Markle.
Komediania Katherine Ryan, e cila më parë e ka mbrojtur Meghan, ka ndryshuar qëndrim, duke e akuzuar atë për pasaktësi në rrëfimet e saj mbi të kaluarën dhe për një imazh të krijuar me kujdes për publikun.
Megjithatë, pavarësisht kritikave, shfaqja e re e Markle vazhdon të tërheqë vëmendjen, duke dëshmuar se debati mbi figurën e saj mbetet i ndezur. /Telegrafi/


























































