Puna dhe pasioni janë virtytet e domosdoshme që duhet t’i zotërojë një person i cili dëshiron të bëhët profesionist i një fushe të caktuar. Pikërisht këto virtyte të cilat i zotëron dizajnerja nga Gjakova, Vjosa Axhemi, e kanë ndihmuar atë që pasionin që e ka për artin, kryesisht për dizajnin e modës, tashmë ta kthejë në profesion.
Në një intervistë dhënë për Telegrafin, Vjosa tha që ka vite që ka filluar të merret me dizajnin e modës, duke cekur po ashtu se ku i ka marrë hapat e parë që të fillojë të merret me këtë fushë edhe profesionalisht.
“Unë kam filluar para 6 viteve të merrem me këtë profesion. Fillimisht e kam përfunduar fakultetin e dizajnit të modës në Prishtinë, dhe më pas kam filluar si praktikante në një biznes për rrobaqepsi që është këtu në Gjakovë, tek Selami dhe Ferdeze Ferizi, të cilët i falenderoj shumë për kontributin që kanë dhënë ndaj meje, ku i kam mësuar bazat e rrobaqepsisë si dhe gjithashtu pak nga patroni, dhe pastaj me kalimin e viteve kam filluar të punoj edhe për kompaninë Albina Dyla, ku aty kam punuar rreth dy vite të cilët poashtu i falenderoj për vlerësimin ndaj meje, dhe më pas kam vendosur të pavarsohem dhe ta hap biznesin tim, ku e kam parë më të arsyeshme që të punoj mbi veten time.”, tha fillimisht Axhemi.
Në çdo nisje të një gjëje të re, fillimet janë të vështira, njësoj siç ishin edhe për Vjosen, e cila për Telegrafin tha se në fillim ka pasur shumë dilema nëse duhet të shkëputet nga kompanitë ku ka punuar, që të fillojnë një biznes vetanak, duke i pasur parasysh edhe vështirësitë që mund të hasen deri tek depërtimi në treg.
“Vështirësi ka pasur, dhe kam pasur dilema se a duhet me u shkput, apo duhet me vazhdu me punu për dikë tjetër, mirëpo duke e marrë parasysh që unë kam potencial dhe kam aftësi të punoj vetëm, vendosa që të shkëputem nga kompania, dhe të filloj një biznes vetanak. Vështirësi ka pasur në fillim, dhe ka pasur pyetje që ia bëja vetes ‘A do të kem sukses?’, ‘A do të kem afirmitet?’, fillimi ka qenë i vështirë derisa kam depërtuar në treg, derisa e kam marrë porosinë e parë, a është pëlqyer porosia, por me kalimin e kohës jam afirmuar, dhe tash jam në një pikë që jam shumë më e perfeksionuar se sa kam qenë në fillim.”, shtoi tutje Axhemi.
Intervistën e plotë me dizajneren Vjosa Axhemi, mund ta ndiqni të bashkansgjitur më poshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker