Vjen 'viktima' e parë e dyshes Conte-Pintus, Politano lëndohet në stërvitje

Sulmuesi anësor i Interit, Matteo Politano është viktima e parë e epokës së trajnerit Antonio Conte dhe përgatitësit atletik Antonio Pintus.
Interi filloi vetëm trajnimin para-sezonal të hënën, por ata tashmë kanë humbur një lojtar nga programi rraskapitës i përgatitjeve të Contes.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor italian, Politano, i cili është lëndimi i parë i Interit.
Është faqja zyrtare e klubit italian që ka njoftuar se Politiano ka pësuar një tendosje fleksore në kofshën e djathtë dhe lëndimi i tij do të vlerësohet në baza ditore.
"Politano iu nënshtrua testeve mjekësore në Istituto Humanitas në Rozzano. Ata zbuluan një tendosje të fleksorit në kofshën e tij të djathtë".
"Gjendja e tij do të vazhdojë të vlerësohet në baza ditore", thuhet në njoftimin e Interit.
25-vjeçari përfundoi kohëve të fundit një lëvizje të përhershme te Interi pas një huazimi të suksesshëm në sezonit të kaluar. /Telegrafi/









































