Në një shtëpi janë vjedhur stoli ari si dhe pesëmbëdhjetë fishekë nga persona të panjohur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 25 janar rreth orës 19:00 në rrugën “Rexhep Bajrami”, Hajvali.


“Ankuesi ka raportuar se nga persona ende të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur stoli ari si dhe pesëmbëdhjetë  fishekë”, thuhet në raport. /Telegrafi/