Një ditë më parë për vizitë në vendin tonë ishte presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Sllovenia sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.
Presidenti slloven gjatë vizitës së tij në Kosovë u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Sllovenia sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.
Pahor tha se kjo ishte një deklaratë tendencioze dhe e papranueshme.
“Unë të dy shteteve ju them se Sllovenia dhe Serbia sa i përket çështjes së Kosovës kanë qëndrime të ndryshme. Sllovenia e ka njohur Kosovën si shtet, ndërkaq Serbia nuk e njeh. Deklarata e presidentit Vuçiq ishte e papranueshme dhe tendencioze”, u shpreh Pahor.
Presidenti slloven ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën duke thënë se BE-ja duhet të mbajë premtimin.
“Siç thashë gjatë bisedës edhe me Vuçiqin, për atë që shtetet që kanë statusin e vendeve kandidate t’iu mundësohen sa më shpejtë negociatat. Bosnjës t’i ofrohet statusi i kandidates. Në lidhje me heqjen e vizave, që të plotësohen premtimet. Mendoj që tema është edhe kriza energjetike që na pret. Mendoj që qëllimi është që të mos harrohen shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të them se në vitet e fundit si problem kryesor është përmendur ngecja në negociata. Por unë jam i gëzuar për një rezultat të pjesshëm të dialogut në Bruksel. Këtu në Prishtinë, dhe kudo të vijë në takime, do t’iu them tani, gjendja e besueshmërisë po dëmtohet, besueshmëria po bie”, tha Pahor.
Presidenti Pahor ka folur edhe rreth marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se marrëveshje duhet të zbatohet.
“Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që të implementohen marrëveshjet e arritura, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte po ashtu për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë i kam thënë edhe Osmanit që të gjendet një zgjidhje që të arrihet kjo marrëveshje, unë nuk e di nëse ka alternativa, por derisa nuk ka propozime nga palët, vlen marrëveshja e arritur më parë”, ka thënë ai.
E presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me homologun slloven theksoi se njohja reciproke Kosovë-Serbi është rruga e vetme që siguron paqe.
Ajo tha se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun që zhvillohet në Bruksel, i cili në qendër duhet të ketë njohjen reciproke mes dy vendeve.
Presidenti përmendi edhe nevojën për liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa presidentit të Sllovenisë i kërkoi që t’i japë shtytjen e fundit këtij procesi.
“Sot dua të ju falënderoj për angazhimin tuaj për t’i bashkuar vendet e rajonit, në këtë kohë vendimtare për kontinentin tonë dhe përtej. Derisa po përballemi me shumë sfida, nevoja e bashkëpunimit rajonal bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Presim të bashkëpunojmë ngushtë me Slloveninë dhe vendet tjera demokratike për të gjetur zgjidhje që ndihmojnë në lehtësimin e barrës për qytetarët tanë”, deklaroi presidentja Osmani.
“Mbesim besimplotë se Sllovenia do të vazhdojë të jetë zëri ynë edhe në forumet ku ende nuk jemi të pranishëm. Gjersa po i afrohemi liberalizimit të vizave, dua të ju falënderoj për angazhimin tuaj në këtë proces dhe të ju kërkoj edhe njëherë të jepni një shtytje të fundit në këtë proces në mënyrë që qytetarët tanë të kenë mundësi të vizitojë vendin tuaj të bukur edhe gjithë Evropën”.
“Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun që zhvillohet në Bruksel, e i cili në qendër duhet të ketë njohjen reciproke. Kjo është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Dua të ju falënderoj edhe njëherë për miqësinë tuaj dhe partneritetin e sinqertë. Ka qenë kënaqësi të bashkëpunojmë me ju!”.
Në fund, ajo tha se Sllovenia mbetet shembull i shkëlqyeshëm i një shteti të suksesshëm në kuadër të strukturave euroatlantike.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Pahor është pritur edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se me Slloveninë ndajmë të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë.
Sipas njoftimit nga kabineti i Kryeministrit, në këtë takim Kurti theksoi se Sllovenia është partner i çmuar.
Ndonëse kjo është vizita e tij e fundit në cilësinë e Presidentit të Sllovenisë, ai tha shpreson të vizitojë sërish Kosovën si mik i vendit tonë.
U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe rreth ecurisë së bisedimeve në Bruksel dhe hapave të ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
U theksua përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.
Kurti potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në operacionet dhe projektet e NATO-s.
Ai veçoi anëtarësimin në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si një hap shumë të rëndësishëm, për çfarë presidenti Pahor konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025