Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Prishtinë me ftesë të Qeverisë së Kosovës.
Siç raporton media “i24news” ministri izraelit do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Ai gjithashtu pritet të zhvillojë takim edhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje për turizëm në mes të dyja vendeve.
Ndërkaq data e saktë e kësaj vizite nuk është bërë e ditur.
Katz njëherit është ministri i parë izraelit që do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë që nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. /Telegrafi/