Vizita e Nuland intensifikon takimet për zgjidhjen e krizës politike
Porositë e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të të gjitha pikave të marrëveshjes, vlerësohen si shumë domethënëse, së bashku me ato të ndërmjetësit të qeverisë gjermane, Johannes Haindl në zgjidhjen e krizës politike, transmeton Telegrafi Maqedoni nga REL.
Shkurtimi i fondeve IPA, por edhe paralajmërimet për sanksione të reja kanë detyruar partitë, në veçanti ato në pushtet, që të jenë më të përkushtuara në bisedimet që po zhvillohen tani më një kohë të gjatë.
Në bazë të vlerësimeve partiake, nuk përjashtohet mundësia për një marrëveshje për disa nga çështjet kryesore, si listën zgjedhore, reformat në media dhe garantimin e punës së Prokurorisë Speciale.
Duke folur për vizitën e mesazhet e ndihmëssekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri thekson se penguesit e punës së Prokurorisë, mund të përballen me sanksione.
“Porosia ishte e qartë; nëse pengohet Prokuroria Speciale në punën e saj, nëse marrëveshja e Përzhinës nuk zbatohet në tërësi, nëse nuk respektohet standardet demokratike në atë gamën e përgatitjeve të zgjedhjeve demokratike, atëherë Maqedonia do të përballet me sanksione. Do të ballafaqohen me sanksione të gjithë penguesit, politikanët të cilët nuk janë të interesuar që të ketë hetime për rastet korruptive, apo që nuk janë të interesuar që të ketë demokratizim të shtetit dhe zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë Neziri.
Për rëndësinë që ka puna e papenguar e Prokurorisë Speciale, flet edhe Nikolla Dujoski, profesor i sistemit politik në Universitetin e Shkupit. Ai thotë se dëshmi për këtë është edhe takimi i diplomates së lartë amerikane, Victoria Nuland me kryeprokuroren Katica Janeva.
“Takimi i saj edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva është një mesazh i fuqishëm, megjithatë në një të ardhme të afërt nuk pres ndonjë ndryshim nëse Prokuroria speciale mbetet institucioni i vetëm për ndjekjen e kriminalitetit. Por, nëse ky takim rezulton me formimin edhe të një departamentit të posaçëm gjyqësor, apo edhe të një departamenti tjetër policor, ashtu siç u raportua në media, atëherë vlerësoj se kemi një situatë krejt ndryshe”.
“Tri institucione të tilla të posaçme besoj se do të jenë frytdhënëse sa i përket ndjekjes së zyrtarëve të dyshuar për vepra penale. Në një situatë të tillë, vlerësoj se më nuk do të lihej hapësirë për pengimin e punës së Prokurorisë Speciale ashtu siç ka ndodhur deri më tani”, thotë Dujoski.
Nga ana tjetër, duke komentuar njoftimet për zgjedhje të mundshme në vjeshtë, analisti Xhelal Neziri thotë se kjo është e mundur vetëm se nëse partitë arrijnë marrëveshje për zbatimin e të gjitha pikave kontestuese.
“Vlerësoj se nëse caktohet një agjendë e saktë e zbatimit të gjitha obligimeve, pra të përmbushjes së të gjitha detyrave nga marrëveshja e Përzhinës, atëherë mendoj se do të jetë shumë e lehtë caktimi edhe i datës së zgjedhjeve”, thotë Neziri.
Në bazë të marrëveshjes së Përzhinos, tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të formohet edhe qeveria kalimtare, me përfshirjen edhe të opozitës e cila do të merrej para se gjithash me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova