Vizita e ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Francës, Oliver Guerot në zyrat Axians në Gjakovë – një dritare në botën e punës sonë dhe projekteve të ardhshme

Në një ngjarje të rëndësishme për shoqërinë tonë, një dritare e rëndësishme u hap në datën 27 Korrik, 2023, kur ambasadori i Francës, Olivier Guérot dhe Gjermanisë, Jorn Rohde u takuan me Burim Mirakaj, në zyrat e Axians në qytetin e Gjakovës. Burim Mirakaj është përgjegjës në rolin e tij si Drejtori i Përgjithshëm VINCI energjitë D A CH & CEE TIK të grupit ndërmarrësor dhe strategjinë inorganike të rritjes. Ai i raporton Dr. Reinhard Schlemmer, Drejtor Gjeneral i VINCI Energies Europe East. Burim Mirakaj është gjithashtu kryetar i bordit ekzekutiv të Axians Gjermani (VINCI Energies Deutschland ICT GmbH), kryetar i bordit të drejtorëve të Axians Schweiz AG, Actemium Schweiz AG, Axians GNS AG dhe anëtar i bordit të drejtorëve të VINCI Energies Schweiz AG.

"Ambasadorët u mirëpritën me një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse nga Burim Mirakaj së bashku me stafin e përgjegjshëm dhe të përgatitur, ishin në dispozicion për t'u siguruar që vizita e tyre të ishte e suksesshme dhe e kënaqshme.""Në hapat e para, ata u njohën me ekipet tona të punës dhe fushat e veprimtarisë tonë. Ambasadorët vunë re punën e palodhshme të stafit tonë dhe përparësitë e produkteve dhe shërbimeve tona në tregun vendas dhe rajonal. Përvojat e pasura dhe ekspertiza e punonjësve tanë dëshmuan përkushtimin tonë ndaj shërbimit të klientëve dhe ndikimin pozitiv në komunitetin lokal", shkruhet ndër të tjera në njoftimin e kompanisë.
Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se ambasadorët kanë mbetur të impresionuar nga teknologjia e avancuar që përdoret nga axians.
"Gjithashtu, ata ishin të impresionuar nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në shërbimin tonë dhe ndërveprimin efikas me klientët. Ambasadorët theksuan rëndësinë e inovacionit dhe teknologjisë së lartë për zhvillimin e qëndrueshëm të një kompanie dhe promovimin e saj në tregjet ndërkombëtare.""Pas njohjes së punës sonë aktuale, ambasadorët morën një shans për të vizituar objektin e ri që është në ndërtim, i cili është akademia e planifikuar e kompanisë sonë. Kjo akademi synon të sjellë trajnime të specializuara dhe zhvillim profesional për punonjësit tanë, si dhe për profesionistët e tjerë të industrisë. Akademia është një projekt ambicioz që do të ndikojë thellësisht në rritjen e kapaciteteve tona dhe kualifikimet e punonjësve tanë dhe po ashtu do të cilësohet edhe si qendra e infrastrukturës së ndërtimit dhe telekomit", njofton kompania.












































