LAJMI I FUNDIT:

Vitia vizitoi policët pas aksidentit me autoblindë: Pesë janë liruar në shtëpi, tre po vazhdojnë trajtimin

Vitia vizitoi policët pas aksidentit me autoblindë: Pesë janë liruar në shtëpi, tre po vazhdojnë trajtimin

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident të premten mbrëma në Grabovc të Zveçanit, duke rezultuar me lëndime për disa zyrtarë policorë.

Ngjarja ka ndodhur kur autoblinda ,që transportonte tetë zyrtarë policorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka vizituar policët e lënduar derisa ka njoftuar se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.


“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka pohuar ai.

Vetksidentohet automjeti i policisë në veri, lëndohen disa policë
Lexo po ashtu Vetksidentohet automjeti i policisë në veri, lëndohen disa policë

Vitia ka theksuar se “i gjithë stafi në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në mënyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”.

Ndryshe, aksidentin e ka konfirmuar zv/drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar, në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se “menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin. E po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori