Në pritje të dasmës mbretërore të Naltmadhnisë së tij, Princ Leka II, gjatë 8 tetorit të këtij viti, po sjell, për lexuesin matjan dhe atë shqiptar në tërësi, një tjetër lidhje martesore të vitit 1938, të Naltmadhnisë së tij, mbretit të Shqipërisë nga Mati, Zogu I.
Edhe pse Shqipëria ishte asokohe një vend tepër i varfër, e izoluar dhe shumë pak e njohur në Perëndim (përveçse prej disa intelektualëve), fejesa dhe martesa e mbretit Zog I me Konteshën hungareze, Geraldina, në muajin prill të 1938, ka bërë jehonë në shtypin francez.
Gazetat kanë trajtuar tema nga më të ndryshmet për këtë lidhje, si për shembull : moshën dhe fenë myslimane të mbretit, bukurinë magjepse të mbretëreshës Geraldinë duke e trajtuar atë si « Tëndafili i bardhë i Hungarisë », realizimin e dasmës po në të njëjtën datë me atë të heroit tonë Skënderbeut, përshkrimin e gëzimit dhe festave popullore në Tiranë, Durrës dhe në trevat e tjera shqiptare, amnistinë ndaj të burgosurve politikë apo faljen e dhuratave ndaj shtresave të varfëra.
Për më shumë, ja se çfarë shkruante shtypi francez për këtë fejesë dhe martesë mbretërore:
Paris Soir, 28 Janar 1938, në faqe të parë dhe nr. 3: «Mbreti Zog i Shqipërisë dëshiron të martohet me vajzën e ish – administratorit të madh të Perandorit Franz – Jozef. Por vajza e re, Geraldina Apponyi, a do të pranojë të bëhet myslimane ashtu siç e detyron ligji shqiptar? »
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Naltmadhnia e tij, Zogu I, mbret i Shqipërisë, do të martohet. Të paktën ky thashethem qarkullon nëpër Tiranë. Ky monark dyzet vjeçar ka vendosur ti dhurojë fronit më të vogël në botë një konteshë magjepse, të bukur, bjonde, elegante dhe të dashur.
…Geraldina e ka njohur Zogun në Itali, në qytetin e Venecias. Mbreti i ka folur asaj për shtetin e tij të vogël shkëmbor e të egër, të burrave krenarë dhe të bukur, që kanë një ndjenjë të fortë ndaj besës (nderit)…
Në qofte se ia arrin, ky mbret i ri dhe i pashëm do të udhëheqë në krye të fronit një vajzë të re hungareze, ku kaçurrelat bjonde do të jenë fshehur nga vellot prej floriri të grave fisnike të Tiranës.
Dhe xhevahirët modernë të Konteshës Geraldinë Apponyi do të zëvendësohen nga hajmalitë e shtrenjta. Në qoftë se mbreti e dashuron me të vërtetë Geraldinën…Po nëse Geraldina konvertohet në myslimane. Gjë që ka shumë gjasa të ndodhë.
Në pritje, Tirana është në festë, sepse e duan mbretin : ky mbret që ishte ministër, President i Republikës, para se të bëhej sovran. Zogu I i ka mbush të dyzetat. Thuhet se sa ardhur koha që ai ti sjellë një mbretëreshë popullit të tij. Kështu, Kontesha e bukur Geraldinë është e pritur po me aq respekt sa dhe kuriozitet, ndërsa në Budapest, diplomatët dhe kompozitorët flasin me pasion për këtë ceremoni të re dasmore.
Le Journal, 28 Janar 1938, në faqen nr. 5 : «Fejesa e mbretit Zog »
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Thashethemet në lidhje me fejesën e Konteshës Geraldinë Apponyi me mbretin Ahmet Zogu janë konfirmuar në mjediset hungareze në Romë. E fejuara e sovranit shqiptar ndodhet prej tri ditësh në Tiranë, ku u nisën sot nga Roma, Zoti Baghy dhe gruaja e tij, e cila është motra e Konteshës Geraldinë. Zyrtarizimi i fejesës do të ndodhë së shpejti.
Figaro, 12 Shkurt 1938, në faqen nr. 2 : «Oborri mbretëror»
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Sipas mjediseve zyrtare, dasma e NMT, mbretit të Shqipërisë, Zogut, me konteshën Gerladinë Apponyi, do të festohet me 26 prill, në pallatin mbretëror të Durrësit. Do të jetë një dasëm civile, ku dëshmitarët do të jenë Z.Kota (kryetar i parlamentit) dhe Z.Koçi (senator).
Kontesha Apponyi do të ruajë fenë katolike.
Theksohet në mjediset e oborrit mbretëror që është një martesë me dashuri dhe se mbreti Zog dëshiron ti lë nuses së tij të ardhshme të gjitha liritë përsa i përket fesë dhe edukimit të fëmijëve të lindur nga kjo lidhje martesore.
La Revue Diplomatique, 28 Shkurt 1938, në faqen nr. 11 : «Dasma e Mbretit të Shqipërisë »
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Sipas lajmeve nga Tirana, dasma e NMT Mbretit Zog të Shqipërisë me Konteshën hungareze Geraldina Apponyi do të festohet në kryeqytetin shqiptar 26 prillin e ardhshëm.
Në fakt, me këtë datë, sipas traditës, u bë dasma e Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë.
Le Temps, 25 Prill 1938, në faqen nr. 2 : «Shqipëri. Para dasmës së mbretit Zog»
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Telegraf nga Tirana:
E gjithë Shqipëria po përgatitet të festojë dasmën e mbretit Zog me Konteshën Geraldina Apponyi.
Tirana ka marrë ngjyra festive. Qyteti është stolisur dhe disa harqe triumfi janë ngritur në pikat kryesore.
Personalitete të shumta të huaja tashmë kanë mbërritur.
Festat do të fillojnë mëngjesin e 25 prillit me valle e kortezhe. Në ato do të përbëhen dasmat e 14 çifteve në sheshin e bashkisë në nderim të sovranit, inagurimi i aerodromit të Tiranës dhe ceremoni të ndryshme pritjesh.
Martesa do të celebrohet me 27 prill, në orën 10 : 30 ; pastaj, çifti mbretëror do të shkojë në Durrës, ku një vilë është përgatitur mbi një kodër me pamje nga deti.
Festimet do të transmetohen në radio.
L’Ouest – Eclair, 26 Prill 1938, në faqen nr. 3 : «Mbreti i Shqipërisë do të martohet»
Tiranë, 25 Prill – Festat e dasmës së mbretit Zog kanë filluar sot në mëngjes. Festivitetet janë çelur zyrtarisht me dorëzimin e kurorave (mbretërore) përballë mauzoleumit të nënës – mbretëreshë nga personalitetet diplomatike, parlamentare e ushtarake, dhe gjithashtu nga kryetari i bashkisë dhe këshilli bashkiak i Tiranës.
L’Homme Libre, 27 Prill 1938, në faqe të parë : «Dasma e mbretit Zog festohet sot»
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Tiranë, 26 Prill. Që nga mëngjesi i sotëm, me mijëra fshatarë e barinj, në kostumet e tyre piktoreske kombëtare, mbërrijnë në Tiranë, për të qenë të pranishëm në dasmën e mbretit Zog me Konteshën Geraldina Apponyi.
Sovrani ka shpallur një amnisti të gjerë që shtrihet edhe për pesonat që kanë bashkëpunuar në mënyre aktive në revoltën kundra tij dhe qeverisë shqiptare.
Sot në mëngjes u festuan në bashkinë e Tiranës dasmat e 14 çifteve, të quajtur ndryshe « çiftet e Skënderbeut ». Në të njëjtën kohë u festuan në të gjithë Shqipërinë edhe 152 dasma të tjera të këtij lloji.
Çiftet Skënderbege mbajnë këtë emër në kujtim të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, i cili është martuar me 27 prill para 450 vitesh, dhe më këtë rast u dha dhurata të çmuara 150 të rinjve të martuar.
Tri motrat më të reja të mbretit, që janë kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej pak kohësh, morën pjesë sot me uniformë ushtarake me amazonat shqiptare, të rekrutuara nga vajzat më të reja të familjeve më të mira shqiptare dhe realizuan disa marshime ushtarake…
Mbreti ka falenderuar përzemërsisht popullin për dhuratat që ka marrë, por ka vendosur që ato në lek t’ua dhurojë të varfërve të vendit, sidomos 50 000 franga floriri, një donacion për çiftin mbretëror nga Shoqëria Elektrike e Tiranës…
Martesa do të celebrohet nesër në orën 10 : 30. Tualetet (makijazhet) e të gjitha zonjave aristokrate shqiptare vijnë nga Roma.
Le Matin, 27 prill 1938, në faqe të parë dhe nr. 10 : «Sot në Tiranë mbreti Zog martohet me Konteshën hungareze Géraldina Apponyi».
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Nga i dërguari special i gazetës «Matin» :
Tirana, 26 Prill : Me telefon – Gëzimet popullore për dasmën e mbretit Zogu I me Konteshën Geraldina Apponnyi, që do të celebrohet nesër në mëngjes, në pallatin mbretëror, kanë vazhduar sot, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kudo kanë organizuar valle, festa dhe pritje.
Ambassades et Consulats, Qershor – Korrik 1938, në faqen nr.° 27 : «Dasma e mbretit Shqiptar – Fotografi»
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Në fotografinë shkruhet : Bashkëshortët mbi shkallët e pallatit të Tiranës pas ceremonisë. Në të majtë, zonjat e nderit (dëshmitaret) e Naltmadhnisë Mbretëreshës Geraldinë ; Në të djathtë, motrat e Naltmadhnisë Mbretit Zog I. /Aurenc Bebja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite