Vitaminat dhe mineralet e nevojshme për parandalimin e rënies së flokëve në vjeshtë

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është shumë e vërtetë e deri diku normale. Në gjithë këtë kohë flokët bien me intensitet të lartë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur. Në muajt e vjeshtës bien 50-70 fije floku çdo ditë si një proces tërësisht fiziologjik.
Nëse edhe ju jeni në grupin e persona që vuani, sidomos në muajt tetor dhe nëntor, ka një zgjidhje.
Ekspertët të cilëve iu referohet AgroWeb.org në këtë artikull rendisin disa vitamina të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve.
Ndiqni këshillat më poshtë që të shpëtoni menjëherë nga ky problem:
Çfarë të bëni
Siç thamë edhe më lart, flokët në këtë periudhë bien si pasojë e një procesi fiziologjik i cili fillon në vjeshtë dhe rigjenerohet në pranverë.
Kjo ndodh për shkak të klimës që ndryshon menjëherë.
Kështu që mund të qetësoheni nëse vini re hollim të flokëve në këtë periudhë.
Gjithsesi disa masa mund t’i merrni për ta parandaluar këtë proces.
Nuk ka nevojë të drejtoheni menjëherë tek shampot që parandalojnë rënien e flokëve, kremrat apo maskat e posaçme.
Mjafton të merrni vitaminat e duhura dhe flokët tuaj do të qëndrojnë të shëndetshëm.
Përsa i përket ushqimit, gjatë vjeshtës kujdesuni të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega 3, bulmet, vezë dhe bishtajorë.
Gjithashtu në këtë fazë të vitit flokët nuk duhen larë shumë shpesh, por mesatarisht tre herë në javë.
Edhe pse nuk ishte këshilla e parë, mund të përdorni shampo kundër rënies së flokëve me veprim të butë e delikat mbi flokun.
Përtej këtyre këshillave ekspertët vënë theksin tek disa vitamina të veçanta për këtë rast.
Vitaminat dhe mineralet që ju duhen
Këtë rënie masive të flokëve mund ta parandaloni fare lehtë edhe duke marrë vitaminat e duhura.
Ekspertët sugjerojnë të përdorni vitaminën B, E, C dhe zinkun.
Më konkretisht, vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për strukturën dhe mbrojtjen e plotë të flokëve.
Vitamina E është shumë ushqyese dhe plot vlera për flokët, ndërsa vitamina C funksionon si një antioksidant i shkëlqyer i cili forcon rrënjën e flokëve.
Zinku është një mineral që në bashkëpunim me vitaminën C vepron si një kurë e natyrale, si për lëkurën ashtu dhe për flokët, duke i forcuar ata nga majat tek rrënja.
Këshillohuni me mjekun tuaj që në këtë periudhë të vitit të konsumoni disa nga këto vitamina e minerale të rëndësishme.
Në këtë mënyrë do të evitoni shumë probleme me flokët tuaj.
Gjithashtu kini parasysh të kini një stil jetese të shëndetshëm pa duhan, pije alkoolike apo ushqime të dëmshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Dhjetë femrat e famshme dhe parfumet e tyre të preferuara: Zbuloni se cilat aroma dallohen nga Naomi, Madonna, Beyonce, JLo...

Pastrojeni fytyrën me mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur

Pse-të e fëmijëve dhe prindërit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës