LAJMI I FUNDIT:

Vitamina K: Përshpejton punën e zemrës, cilësinë e eshtrave, ndihmon në luftën kundër coronavirusit!

Vitamina K: Përshpejton punën e zemrës, cilësinë e eshtrave, ndihmon në luftën kundër coronavirusit!

Faqet e revistave botërore, posaçërisht në kohën e pandemisë, janë përplot observime që kanë të bëjnë me vitaminën K

Vitamina K ka rol kyç kur është fjala për ngjizjen e gjakut. K-ja shëron koagulimin, përkatësisht procesin e ngjizjes dhe aktivizon proteinat e nevojshme në proceset e koagulimit, ndihmon në shërimin e plagëve dhe pengon gjakrrjedhjen e tepërt.

Vitaminën K1 do ta gjeni në perimet e gjelbra: në spinaq apo brokoli, ndërsa vitaminën K2 e gjejmë më së shpeshti në të verdhët e vezëve.


Ushqime si soja, ullinjtë, mishi, drithërat, qumështi dhe derivatet e tij kanë sasi më të vogla, por të rekomandueshme për konsum për ata që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Theksohet që marrja e vitaminës K përshpejton punën e zemrës dhe cilësinë e eshtrave, transmeton Telegrafi.

Shumë i rëndësishëm është edhe funksioni antioksidues, sidomos në favor të qelizave nervore. Vitamina K ul nivelet e inflamacionit në organizëm dhe mbron trurin dhe sistemin nervor në tërësi.

Edhe pse shkencëtarë të shumtë rekomandojnë përdorimin e vitaminës K, me marrjen e saj megjithatë nuk duhet tepruar, sepse përqendrimi tepër i madh i vitaminës K mund të jetë i dëmshëm për organizmin tonë.

Gjithashtu, një studim holandez ka treguar edhe lidhshmërinë midis pacientit me forma të rënda coronavirusi dhe mungesës së vitaminës K në organizëm.

Megjithatë, korrelacioni nuk është edhe shkaktari.

A mund t’i mbrojë vitamina K pacientët nga zhvillimi i formës së rëndë të sëmundjeve të mushkërive, mbetet të shihet nëse do të bëhet një studim i hollësishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori