A i vishni gabimisht çorapet e najlonit? Shumica e femrave - po (Video)
Secila femër e di sa herë i ka dëmtuar çorapet e reja për shkak të lëkurës së thatë të duarve, stolive... Ndërsa getet nuk janë të mira nëse nuk duken perfekt në këmbë kur i veshni.
Nuk është njësoj se si do t’i zgjedhim në dyqan apo kur i veshim, prandaj po ju japim disa këshilla se si t’ju rrinë çorapet e najlonit të rrëshqitshme, ndërkaq të mos këputet asnjë fije e vetme, transmeton Telegrafi.
- Sigurohuni që në kuti të jetë madhësia juaj, sipas tabelës së gjatësisë dhe peshës.
- Shikoni a kanë anën e përparme dhe të pasme, disa e kanë, disa jo.
- Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.
- Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen.
- Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.
- Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin.
- Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.
- Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar.
/Telegrafi/































