Vetëm një rast me virusin e Nilit është konfirmuar në Kosovë. Infektologët thonë se nuk ka vend për shqetësim, por këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes.
Pas raportimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se është konfirmuar rasti i parë me virusin e Nilit, nuk ka pasur raste të tjera në Kosovë.
“Në aspektin epidemiologjik, kemi një situatë të qetë sa i përket virusit të Nilit Perëndimor. Ne kemi një pacient që ka pasur indikacion të hospitalizohet në Klinikën Infektive. Nuk kemi pacientë të tjerë të shtruar në klinikë me këtë virus”, tha për RTK-në Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK.
Vishaj shtoi se nuk ka vend për shqetësim. E infektologu Shemsedin Dreshaj tha se virusi i Nilit bartet nga pickimi i mushkonjave, duke u paraqitur në forma të ndryshme klinike.
“Virusi i Nilit Perëndimor, ka një gamë të gjerë të paraqitjes klinike duke filluar në shumicën e rasteve si gjendje febrile, pra si gjendje me temperaturë me ndonjë kokëdhimbje të lehtë, me disa puqrra nëpër trup dhe kalon si e këtillë.
Pastaj mund të jetë me ndonjë temperaturë të lehtë ose pa temperaturë, varet si është forma dominuese, pasatj vijnë forma tjera të cilat manifestohen duke prekur sistemin nervorë qendror në të gjitha variantet të cilat ne i njohim nga aspekti klinik – duke filluar si meningjit, si meningocefalit e forma të tjera”, tha Dreshaj.
Përveç rekomandimeve për kujdes të shtuar ndaj ekspozimit të mushkonjave, Dreshaj tha se deri më tani nuk ka ndonjë vaksinë të zbuluar për këtë virus, duke shtuar se parandalimi duhet të bëhet përmes dezinstektimit dhe higjienës./rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë