Një violinë që i përkiste Albert Ajnshtajnit, të cilën më vonë ia fali të birit të një mirëmbajtësi, është shitur në ankand për 420 mijë euro.

Fizikani i famshëm, luante rregullisht në instrumente dhe rrallë udhëtonte pa e ma marrë ndonjë me vete, transmeton Telegrafi.


Gjatë vitit 1933, iku nga Gjermania naziste dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara. Fituesi i Çmimit Nobel, që më vonë zbuloi teorinë e relativitetit, është pritur atje nga Oscar Steger, krijues i instrumenteve muzikore dhe anëtar i orkestrës simfonike të Pensilvanisë.

Ai e kishte punuar këtë violinë për të, ndërsa brenda shkroi ‘E punuar për profesorin dhe shkencëtarin më të aftë në botë Alber Ainshtain, nga Oscar Steger. Shkurt 1933’.

Violina foto 2 Instrumenti muzikor që dikur i përkiste Ajnshtajnit

Këtë instrument, ai ia fali të birit të William Hibbs, që ishte mirëmbajtës në Universitetin Princeton, ku Ajnshtajni ishte studiues i rregullt. Prej atëherë ka mbetur në familjen Hibbs, por trashëgimtarët vendosën ta shisnin.

Vlera fillestare që u caktua për të ishte 80 mijë euro, por shpret u ngrit në 130 mijë euro, deri në ofertën e fundit që ishte afro tri herë më e lartë.

“Kur mësoi se i biri i Hibbs po mban orë muzikore, i erdhi shumë mirë dhe ia fali violinën. Instrumenti ka gjendje të mirë dhe mund të përdoret edhe sot” kanë thënë organizatorët e ankandit. Sipas tyre, nuk raportohet të jetë shitur më parë ndonjë violinë, që i përkiste shkencëtarit.

Luajtjen në instrumente, Ajnshtajni e filloi që në moshën gjashtëvjeçare, ndërsa kur mbushi 13 vjet dhe gjeti disa sonata të Mozartit, muzika u bë pasion për të.

“Muzika e ndihmon, kur mendon për teoritë e tij. Bën studime, luan në piano ose violinë, studion sërish, kthen një gotë” ishte rutina që e përshkroi Elsa, gruaja tij e dytë.

“Jeta pa bërë muzikë, për mua është e papërfytyrueshme. I jetoj ëndrrat ditore në muzikë. E shoh jetën në termat muzikorë... shumicën e kënaqësisë jetësore, e marr nga muzika.” Ka thënë Ajnshtajn.

Gjërat që i përkasin këtij gjeniu, janë shumë të kërkuara dhe paguhesh shtrenjtë. Llulla që ishte përdorur dikur prej tij, është shitur gjatë vitit të kaluar në ankand për 60 mijë euro. /Telegrafi/