Please enter at least 3 characters.

Vinicius Jr së paku dy muaj do t'i mungojë Realit

2019/03/Vinicius-Juniorr.jpg
243:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: Vinicius Junior of Real Madrid is injured during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë gjatë ditës së sotme duke konfirmuar se sulmuesi brazilian kishte dëmtuar ligamentet e këmbës së djathtë.

Madrilenët kanë konfirmuar se Vinicius Junior ka dëmtuar ligament gjatë humbjes së mbrëmshme kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti raportohet se do t'i mungojë Los Blancos së paku dy muajsh dhe do të humb shumë ndeshje kampionale.

Vinicius Junior (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Megjithëse, komunikata e klubit nuk specifikoi se sa kohë do të merr rimëkëmbja e 18-vjeçarit, por burimet mjekësore të konsultuara nga gazeta "AS", sugjeruan se lloji i dëmtimit që braziliani ka marrë, do ta lë atë jashtë fushave të blerta deri në tetë javë.

Lojtari gjithashtu do t'i mungoj edhe kombëtares, ku trajneri i Brazilit, Tite, e kishte ftuar djaloshin për miqësoret kundër Panamasë dhe Çekisë.

Ndërkohë, Vinicius pritet t'i humbasë ndeshjet e La Ligës kundër Valladolidit, Celtas, Huescas, Valencias, Eibarit, Leganesit, Athletic Bilbaos, Getafes, Rayo Vallecanos si dhe Villarrealit.

Ndryshe, Vinicius deri më tani ka pasur 15 paraqitje për 'mbretërit' duke shënuar dy gola në të gjitha garat. /Telegrafi/