Villareal dhe Shakhtar Donetsk kanë siguruar nga një biletë për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Villareal shënoi fitore si mysafirë i skuadrës çeke të Spartak Pragës me rezultat 4:2, gjegjësisht rezultati pas dy ballafaqimeve ishte 6:3.


Cedric Bakambu me dy gola (5, 49’), Samu Castillejo (43’) dhe David Lafata (45+1’) ishin autor të golave të skuadrës spanjolle, ndërsa për vendasit çek shënuan Borek Dockal (65’) dhe Ladislav Krejci (71’).

shakhtar

Skuadra ukrainase e Shakhtarit ka shkatërruar Bragan duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 4:0, përkatësisht rezultati i përgjithshëm ishte 6:1.

Ricardo Ferreira i Bragas shënoi dy autogola (43’, 74’), Darinjo Srna (25’) dhe Viktor Kovalenko (50’) ishin autor i golave në dobi të Shaktarit.

Kujtojmë se shorti i gjysmëfinales së Ligës së Evropës do të hidhet nesër me fillim në ora 13:30 sipas kohës sonë lokale në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app