Nga Ulqini erdhi në Kosovë qysh në moshë të re, për t’i vazhduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë për shkak të mungesës së literaturës në vendlindjen e saj.
Gjatë shkollimit të saj, por edhe pas përfundimit ajo edhe në Kosovë u përball me disa vështirësi. Vildana Goga- Çmega, e cila aktualisht punon si shefe e shërbimit të kimioterapisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rrëfyer për Telegrafin sfidat dhe peripecitë e saja, gjatë arritjes në e profesionin e ëndrrave.
“Unë jam doktoresha, Vildana Goga- Çmega, në Klinikën e Onkologjisë, mbaj pozitën e shefes së shërbimit të kimioterapisë në QKUK. Me prejardhje jam nga Mali i Zi, saktësisht Ulqini. Në vitin 2000 jam transferuar prej Fakultetit të Mjekësisë në Podgoricë dhe kam ardhur në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ishte viti ’98, ’99, kur unë e kam regjistruar Fakultetin e Mjekësisë dhe në atë kohë trazirat e luftës në Kosovë, u dëgjuan edhe tek shqiptarët në Malin e Zi. Kishte vazhdimisht mungesë të literaturës e edhe pse erdha në Kosovë…”, rrëfeu ajo.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/287077178_743555803440907_559100129147557020_n.jpg)
Goga – Çmega, tutje vazhdoi të tregojë edhe mos pajtimet që kishte me familjen për shkak të mentalitetit të atjeshëm për vajzat.
“Kisha fatin që kisha vëllanë këtu për studime, sepse sado që ne në Ulqin kemi mentalitet ndryshe, sepse me dal vajza prej shtetit është një ngurrim por edhe përkrahja e prindërve dhe frymëzimi im që kam pasur çdo herë për ta studiuar mjekësinë, kjo ka qenë motivimi i prindërve të mijë që mos me më pengua në këtë rrugë”, u shpreh ajo.
Shefja e kimioterapisë, rrëfen edhe vështirësitë që kishte që nga ndarja prej familjes e deri tek paragjykimet që kishte përjetuar për shkak të vendimit për ta vendosur shaminë.
“Është e vështirë realisht ndarja prej familjes, mandej inkuadrimi në një shoqëri të re ku nuk e njeh askënd, me një kulturë të re dhe me një mentalitet ndryshe. Në vitin 2000 këtu ka pasur diskrepanca në mes zgjedhjes, pamjes dhe paraqitjes. E duke pasur parasysh faktin që unë menjëherë jam mbuluar, në të njëjtin vit që kam ardhur në Kosovë. Kjo ishte një sfidë e re që realisht nuk e kam pritë, sepse ishte një paragjykim i ri ndaj meje qoftë ajo për pamjen time fizike, qoftë për të metat e mija që supozoheshin që i kisha si fizike madje edhe mentale herë – herë”, u shpreh doktoresha.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/286083338_1374728753012418_1716981486237454696_n-1.jpg)
“Këtu nuk është xhami, por vend publik”, ishte njëri prej paragjykimeve që i ka hasur Goga – Çmega, në vendin e saj të punës.
“Nuk ndihesh mirë në momentin që hynë në punë dhe të thonë që këtu nuk është xhami por vend publik, kjo është si fillim. Nuk dua të ceki më shumë sepse nuk dua ta dekurajoj vetën e as vajzat e tjera në atë se çfarë kam kaluar unë, sepse shamia nuk të bënë të ndihesh keq është ajo pjesa që të bënë të ndihesh shumë bukur dhe të bënë t’i thesh ato tabu të njerëzve që mendojnë ndryshe”, tregoi ajo.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/287229282_1250278862470153_4309035471380108183_n.jpg)
Ndër tjerash ajo e kujton me shumë nostalgji, kohën kur u njoh me bashkëshortin e saj, e ku më pas e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.
“Është pjesë shumë e bukur e jetës time ajo periudhë, pa marrë parasysh të gjitha vështirësitë që i kam pasur. E falënderoj Zotin për bashkëshortin tim për mbështetjen që ma jep ai, sidomos kur u zhvendosën me familje për të jetuar në Shkup për pesë vite që kam qëndruar atje”, kujton dr. Vildana.
Përpos dashurisë që kishin për njëri – tjetrin, ishte familja e saj dhe e bashkëshortit, ajo që i pengoi ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre jetësorë.
“Ka pasur papajtueshmëri prej anës së prindërve të mijë, që vajza po na shkon shumë larg po martohet në një vend me një mentalitet tjetër. Mirëpo ishin pikat që ne na bashkonim dhe dëshironim t’i bindnim të tjetër që ne jemi për njëri tjetrin. Unë me bashkëshortin u njoftova prej disa miqve që më njihnin nga Ulqini”, thekson Goga – Çmega.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/286586147_1723429024659931_2981023172986847022_n.jpg)
Mirëpo kjo përpjekje e tyre kishte rezultuar e kot për faktin se të dy kishin vendosur të mos ndikoheshin nga opinionet e të tjerëve.
“Të dy familjet si ajo e imja si e burrit, kanë qëlluar shumë lokaliste. Familja ime dëshironin vetëm në Ulqin të martohesha unë, familja e burrit vetëm në Rahovec ta gjenin një nuse të Rahovecit, sepse burri është nga Rahoveci. Ne vendosëm mos t’i dëgjojmë mendimet dhe rekomandimet e dikujt tjetër”, u shpreh ajo.
Goga- Çmega, thekson po ashtu edhe dallimin që bëhet nga shoqëria në Kosovë sa i përket gjinisë.
“Ende vërehet dallimi i të qenurit mjeke femër dhe mjeke mashkull. Kam raste që vijnë pacientë kur jam me teknik meshkuj dhe unë jam doktoresha femër, mua më quajnë motër dhe teknikun doktor. Ende ka kësi lloj dallime”.
Ajo, në fund ka edhe një mesazh për fund për të gjitha vajzat.
“Mesazhi im për të gjitha femrat është që asnjëherë të mos e harrojnë se sa është i rëndësishëm kontributi i tyre. Të jenë sa më origjinale, të jenë vetvetja dhe ta dinë që vlerësimi i tyre bëhet në bazë të inteligjencës dhe vlerave të cilat i posedojnë dhe kurrsesi në bazë të pamjes së jashtme”, përfundoi ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DIA__14-380x233.jpg)
Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-380x233.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht