Ilir Ikonomi
Kjo është vila e Esat pashë Toptanit në fshatin Reth të Durrësit, pranë Erzenit, e fotografuar në tetor 1913 nga francezi Auguste Leon.
Vila dykatëshe rrethohej nga një bahçe e bukur me dorëzonja, trandafila dhe pemë dhe përdorej nga Esati si shtëpi verore.
Ajo ishte pjesë e çifligut të pashait, që përfshinte disa dhjetëra hektarë pyje, kullota dhe sipërfaqe të mbjella.
Në vitin 2016 shkova në Reth për të gjetur ndonjë gjurmë të kësaj vile që duket aq bukur në fotografi, por asgjë nuk kishte mbetur.
Mund të ishte shkatërruar nga lufta ose nga zelli për prishur me themel çdo gjë të vjetër.
Vila ka patur një farë historie. Princ Vidi ka qene aty në pranverë të vitit 1914, siç dëshmon Esati në një intervistë.
Në fillim të vitit 1916, sipas disa fotografive, Esati strehoi në vilë princin serb të kurorës Aleksandar, i cili arriti në Shkodër dhe pastaj në Durrës me një pjesë të ushtrisë, të dërrmuar nga marshimi i gjatë pas pushtimit austriak.
Në shkurt 1916, Esati solli në Reth gjeneralin francez të fuqive aleate, Piarron de Mondesir, të cilin pasi e shëtiti në pronat e veta, e ftoi të pinte çaj në ballkonin elegant të vilës.
Sipas kujtimeve të gjeneralit, pashai i tha se dy mijë vjet më parë, aty kishte qenë shtëpia verore e Ciceronit, oratorit dhe prozatorit të dëgjuar romak, i cili meqenëse kishte marrë anën e Pompeit, kishte ardhur të strehohej në Durrës nga frika e Jul Cezarit.
Thua vërtet Ciceroni i madh të ketë banuar në Reth, madje pikërisht aty ku ndodhej vila? Ku e dinte Esati?
Histori të harruara, por gjithsesi një vilë mjaft e hijshme për Shqipërinë e vitit 1913!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje