LAJMI I FUNDIT:

Vijnë reagimet e para pasi ministri izraelit i ekstremit të djathtë sulmoi administratën e Joe Biden për luftën në Gaza

Vijnë reagimet e para pasi ministri izraelit i ekstremit të djathtë sulmoi administratën e Joe Biden për luftën në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk po i mbështet plotësisht qëllimet e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Kështu ka thënë ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir për Wall Street Journal, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në vend që të na japë mbështetjen e tij të plotë, Biden është i zënë me dhënien e ndihmës humanitare dhe karburantit (për Gazën), e cila shkon në Hamas”, tha ai.


“Nëse Trump do të ishte në pushtet, sjellja e SHBA-së do të ishte krejtësisht e ndryshme”, shtoi Ben Gvir, kreu i partisë nacionaliste të Fuqisë Çifute.

Benny Gantz, një ish-ministër i mbrojtjes dhe një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, u kundërpërgjigj Ben Gvir, duke i quajtur komentet e tij “të papërgjegjshme” në një postim në X.

“Lejohet të ketë mosmarrëveshje, edhe me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm (Shtetet e Bashkuara), por ato duhet të zhvillohen në forumet përkatëse dhe jo në deklarata të papërgjegjshme në media, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet strategjike të shtetit të Izraelit, sigurinë e shtetit dhe përpjekjet e luftës në këtë kohë”, ka thënë ai.

Kreu i opozitës Yair Lapid kritikoi gjithashtu komentet e Ben Gvir, duke thënë se intervista ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pozitës ndërkombëtare të Izraelit, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve të luftës, e dëmshme për sigurinë e Izraelit dhe, mbi të gjitha, dëshmon se ai nuk kupton asgjë për politikën e jashtme”.

Netanyahu është nën presion nga të gjitha palët, pasi mosmarrëveshjet në koalicionin e tij dhe kabinetin e luftës kërcënojnë ta sjellin qeverinë në një pikë thyerjeje dhe mitingje të mëdha në të gjithë vendin po kërkojnë që ai të japë dorëheqjen dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori