Videoja me Selin ndez debatet, bashkëshortja e Mirit reagon publikisht

Raporti mes Mirit dhe Selinit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas publikimit të videos së tyre dhe letrës së dërguar nga babai i Selinit gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.
Tema u trajtua gjerësisht edhe në emisionin Big Brother Fan Club.
Në studio u diskutua se çfarë ndikimi mund të ketë kjo letër në vijimësinë e lojës dhe në marrëdhëniet mes personazheve, ndërsa vëmendje mori edhe situata personale e Mirit jashtë shtëpisë.

E ftuar në emision, avokatja Nexhi Beqiri u ndal te aspekti ligjor i çështjes, duke theksuar se çdo person ka të drejtën të marrë vendime për martesën e tij pa qenë i detyruar të japë shpjegime.
“Secili ka të drejtën që martesën ta refuzojë. Madje nuk ka nevojë as për arsye. Mund ta zgjidhin me vullnet të tyre.
Ata janë bashkë, Miri dhe bashkëshortja. Miri ka interes të marrë një vajzë të re, inteligjente të shkolluar”, tha avokatja Nexhi Beqiri.
Ndërkohë, gjatë diskutimit, Françeska zbuloi një detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar se bashkëshortja e Mirit ka reaguar publikisht.
Sipas saj, ajo ka komentuar në një prej videove ku Miri shfaqet me Selin, duke shkruar: “Miri më i miri”.
Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth situatës reale mes Mirit, Selinit dhe familjes së tij. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com












































