Një video prekëse e një operatori indian të gomoneve duke shpëtuar një qen endacak, është bërë virale.

Incidenti ndodhi pasi një rritje e papritur e niveleve të ujit e la qenin të bllokuar në një shkëmb të vogël.


Dëshmitarët në brigje e panë të shqetësuar ndërsa kafsha u izolua nga rrymat e forta, pa asnjë mënyrë për të arritur në një vend të sigurt.

Për fat të mirë, një operator gomoneje dhe ekipi i tij e panë kafshën e shqetësuar.

Një video e shpëtimit tregon ekipin duke manovruar gomonen e tyre të fryrë përmes ujit për të arritur qenin.



Një shpëtimtar zbriti me kujdes nga gomonja mbi një gur aty pranë për të qetësuar kafshën e frikësuar duke e përkëdhelur.

Pastaj ai përdori litarë për ta manovruar tërhequr gomonen më afër.

Qeni u ngrit në mënyrë të sigurt dhe u kthye në tokë të thatë pa lëndime. /Telegrafi/