Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë kanë mbetur të lënduar, kur në orët e para të mëngjesit një veturë u përplas në një grup të fëmijëve në qytetin japonez Ocu, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur kur dy vetura u përplasën dhe njëra prej tyre humbi kontrollin dhe u fut në trotuar, ku fëmijët nën shoqërimin e edukatoreve po prisnin në semafor. Ata ishin të moshës nga dy deri në tre vjeç, transmeton Telegrafi.


1 20

Një djalë dhe një vajzë të moshës dyvjeçare kanë vdekur në spital pasi nuk i mbijetuan lëndimeve të marra, kurse dy fëmijë tjerë janë në gjendje të rëndë.

3 18

E të dy shoferët, dy gratë e moshës 52 dhe 62-vjeçe janë arrestuar nga policia japoneze, që gjithashtu ka njoftuar se rasti është duke u hetuar në detaje. /Telegrafi/