Për të bindur amerikanët se automjetet autonome janë të sigurta, Hyundai lejoi një ekzaminues të certifikuar DMV (Departamenti i Automjeteve) të vlerësonte aftësitë e tij.
Rreth 66 për qind e amerikanëve kanë frikë nga automjetet autonome, 25 për qind janë të pasigurt për këtë teknologji dhe vetëm 9 thonë se u besojnë robotëve taksi. Në përpjekje për të ndryshuar këtë situatë, Hyundai ka dhënë Ioniq 5 vetë-drejtues për të testuar automjetin në Las Vegas.
Vetura kaloi një test drejtimi shumë të ngjashëm me atë që kalojnë drejtuesit e mjeteve në procesin e marrjes së patentës. Gjatë testit, ekzaminuesja e DMV-së, Kandice Jones, me 25 vjet përvojë, ishte në ulësen e pasagjerit, duke gjurmuar gjithçka, nga gjatësia e ndalimit deri tek ndryshimet e korsisë. Ajo është shumë e rreptë dhe përqindja e kandidatëve që e kalojnë provimin e saj është vetëm 16 për qind.
“Kam rrëzuar mijëra e mijëra kandidatë në interes të sigurisë publike. Kriteret janë të njëjta si për njerëzit. Kam gjurmuar shpejtësinë, riorganizimet, manovrat, ndalimin, drejtimin në korsi, kohën e reagimit dhe më shumë”, tha Jones.
Pavarësisht standardeve të larta, Ioniq 5 Robotaxi i bëri përshtypje dhe ajo i dha një notë kaluese. Edhe pse nuk ka asnjë rëndësi zyrtare, Hyundai shpreson se ky test do të ushqejë më shumë besim në automjetet autonome.
Teknologjia ka marrë shumë vëmendje vitet e fundit, por ka pasur gjithashtu probleme me teknologjinë e asistencës së shoferit të nivelit të dytë, si Autopilot i Tesla-s, dhe le të mos harrojmë shpërthimin e degës autonome të GM, Cruise.
Megjithatë, teknologjia mund të jetë e dobishme për njerëzit me probleme të ndryshme që i pengojnë ata të drejtojnë vetë. Gjithashtu, kompanitë mund të kursejnë para duke përdorur automjete autonome për flotën e tyre.
Ioniq 5 Robotaxi i Hyundai u zhvillua në bashkëpunim me Motional. Bashkëpunimi shumëvjeçar u ka mundësuar atyre të vendosin automjete autonome në rrugët publike në Nevada dhe Kaliforni, si dhe në vende të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Si të vozitni në një rrethrrotullim me shumë korsi?

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

E vjella gjatë vozitjes - pse shfaqet dhe si ta parandaloni?

Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës