Shoqatat e peshkatarëve sportiv “Trofta” në Dibër, në seancën e jashtëzakonshme ka vendosur që të merr masa vullnetare për mbikëqyrjen dhe mbrojtën liqenit të Dibrës duke marr parasysh periudhën më kritike që ka të bëj me peshkimin masiv jo ligjor që bëjnë hajnat duke përdorur edhe mjete të forta dhe masakrojnë peshkun.
Nga kjo shoqatë kanë shprehur shqetësimin e madh për fondin të liqenit të Dibrës meqë pas vëzhgimeve që ka bërë, ka konstatuar se hajnat me pajisje moderne shkaktojnë vjedhje të peshkut në përmasa të gjëra duke përdorur edhe sende të forta me të cilët masakrojnë peshkun. Shqetësimin e ndan edhe mbarë popullata dibrane e cila së bashku me shoqatën jep vlerësimin se kjo dukuri është për shkak të mosdhënies të koncesionit nga ana e Ministrisë përkatëse për Liqenin e Dibrës.
Plot dy vite Liqeni i Dibrës është pa koncesioner dhe rezultater janë këto që tani ndodhin në ujërat e Liqenit, thuhet në konkluzat e shoqatës “Trofta”.
Udhëheqësia e shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta”, me të cilën kryeson Beli Haliti, potencon se pas peshkimit ekonomik duke mos respektuar kontratën nga koncesioneri i mëparshëm, kjo që ndodh tani në liqenin e Dibrës është poashtu një masakër me peshqit. Prandaj shoqata thekson se nga dita e sotme do të fillon vetorganizimi i peshkatarëve sportiv të Dibrës për mbrojtje të Liqenit. Këtu thonë se në çdo pjesë të Liqenit do të ketë mbikëqyrje dhe do të informohet automatikisht policia nga vendi i ngjarjes për marrjen e masave të mëtutjeshme. “Mjaft ishte”, thuhet në kumtesën e shoqatës e cila shton se kohëve të fundit hajnat lokal por edhe nga qytetet për rreth Dibrës përdorin mjetet jo ligjore për të peshkuar. Në lidhje me këtë problem shoqata ka informuar të gjithë institucionet kompetente dhe pret që të ndërmerren aktivitete të menjëhershme për ndaljen e kësaj dukurie.
Anëtarët të shoqatës për gazetën KOHA thonë se Liqeni i Dibrës duke u mbrojtur nga peshkatarët sportiv tani kanë një fond të pasur të peshkut, por prezenca e hajnave ditëve të fundit drejtpërdrejt masakron peshkun. Përdorimi i mjeteve të ndryshme për të peshkuar është jashtë normave ligjore. Shoqata thotë se pret aktivitet të shpejt edhe nga ana e policisë, inspektorëve dhe institucioneve të tjera kompetente. Hajnat faktikisht duhet të përfundojnë atje ku e kanë vendin, thuhet në reagimin e shoqatës. /koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit