LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje nesër zgjedh kryetarin

Vetëvendosje nesër zgjedh kryetarin

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nesër do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Në garë është vetëm një konditat dhe ai është ish kryetari i kësaj partie, i njohur si lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kjo vie pas përçarjeve që e kanë përfshi këtë parti, pasi dorëheqje kanë dhënë nga pozitat e tyre në parti, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sjediu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati.


Dorëheqjet kanë ardhur pas pakënaqësive të tyre me Kurtin  dhe zhvillimeve të tjera në parti.

Votimet fillojnë nga ora 10:00. /Telegrafi/