Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka bërë që shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës të mos jetë në anën e kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Ahmeti i cili është bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), po kritikohet nga asamblistët e ish – partisë së tij se po i favorizon bashkëpartiakët në emërimin e tyre në ndërmarrjet komunale. Asamblisti nga radhët e VV-së në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka kritikuar Shpend Ahmetin.
Rahmani kishte theksuar se i pari i Prishtinës po tenton kapjen e ndërmarrjeve publike në Komunën e Prishtinës. Ai pari deklaruar se ka bërë tri ankesa në lidhje me vazhdimin e kundërligjshëm të konkursit për përzgjedhjen e katër anëtarëve në Bordin ‘Prishtina Parking’.
Sipas tij, këto veprime të Ahmetit janë të kundërligjshme.
Ndonëse, largimi nga VV-ja kishte prodhuar pakënaqësi te eksponentët e VV-së që kanë mbetur në asamblenë komunale dhe në udhëheqjen e drejtorive, prapë po diskutohet rindarja e dikastereve komunale.
Ahmeti ka propozuar që VV-ja ti drejtojë 4 drejtori, më mundësi që në një periudhë disa mujore të diskutohet edhe drejtoria e pestë.
Por, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia kishte theksuar për Telegrafin se oferta e marrë nga Ahmeti në takimet që i kishte zhvilluar ai si i deleguar i VV-së në këto diskutime, janë ndryshe. Sipas tij, i pari i kryeqytetit iu kishte thënë se do t’ua ofroj pesë drejtori më mundësi që të diskutohet edhe e gjashta.
Vitia ka theksuar për Telegrafin se propozimi i Ahmetit do të diskutohet në kryesi të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), e cila më pas do ta dërgoj në Këshillin e Qendrës në Prishtinë, ku aty do të votohet se cili do të jetë vendimi.
“Këtë javë jemi të angazhuar me takimet e VV-së, në kuadër të javës së lëvizjes, në 13 vjetorin e themelimit të saj”, ka shtuar ai.
Ndryshe, pas largimit nga VV-ja të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe disa prej asamblistëve të VV-së, i pari i kryeqytetit nuk e ka më shumicën në Kuvendin Komunal, kështu që ka filluar negociatat me ish – partinë e tij për ta ndarë pushtetin, por që ende nuk ka arritur një ujdi se si do të ndahen këto dikastere. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket në mënyrë misterioze 49-vjeçari në Ksamil, rrobat i gjenden në breg të detit

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa