LAJMI I FUNDIT:

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind.

Ndërkohë nga janari i vitit që vjen pensionet do të rriten po me kaq përqindje edhe për kategoritë e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës.

Kryeministri ka treguar se rritje pensionesh do të ketë edhe për kategoritë e luftës, por nga muaji janar sepse ai tha se duhet ndryshohet tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë.


Kështu që nga 1 janari veteranët e luftës nga 1 janari i vitit 2025, do të marrin pension 34 euro më shumë, pra nga 170 euro pensioni i tyre pas rritjes shkon ne 204 euro.

Invalidët e luftës do të kenë rritje nga 45 euro deri në 90 euro varësisht nga shkalla e invaliditetit.

Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky ndryshim prekë një numër prej 304,016 përfitues që do të ndikohen nga kjo rritje, derisa impakti i tërësishëm buxhetor për tërë vitin fiskal parashihet të jetë në shumën prej 100 milionë euro shtesë./Telegrafi/