Vetëm te shqiptarët që shtetin e bëjnë trokë, ndodhë që ditën e parë të punës ta fillosh si… ministër!
Simbas gjasave, po mëton të realizohet ardhja e disa mijë refugjatëve, thonë sirianë të ngushtuar atje prej konfliktit të dhunshëm, për t’u instaluar në Shqipëri, kur 150-200 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në këto pesë vitet e fundit. Janë larguar se vendi nuk i mban. Nuk i mban vendi i vet. Përditë ikin, me të vetmin motiv, me motivin e pamundësisë së këtushme për jetesë normale.
Se këtu s’ka punë për ta, vetëm retorikë e propagandë për punët e profesionistët, se këtu s’ka drejtësi për ta, se këtu s’ka siguri për ta. Dhe kostoja e jetesës është shtrenjtësuar dukshëm dhe tashmë është e pamundur të mbulohet prapë me retorikë e me shifra të spërdredhura rrejshëm. Me një fjalë, këtu ka një administrator të keq e shumë të keq për ta, që herë me heshtje e herë me sofizma të tipit ‘ikin për më mirë se këtu është më keq’, ua tumir (miraton) atyre ikjen.
E, ky administratori i tyre i keq është shteti jo i mirë që ne kemi. I padrejtë, mashtrues, hilecak gënjeshtar, i pasigurt për shtetasit e vet. Një qeveri që bën se po punon për ta, por i mashtron, shtetarë që të vetmin motiv të qenies së tyre aty ku janë kanë vetëm paranë. Paranë pa punë, paranë pa mund, paranë e vjedhur, paranë e korrupsionit, paranë e drogës dhe të të gjitha trafiqeve që ekzistojnë në këtë botë. Me ato para masandej blejnë shtetin e pushtetin, blejnë drejtësinë e blejnë varfërinë mbasi pasuritë i kanë rrëmbyer, sa me tendera e PPP-ra e sa me hipoteka e vendin e kanë bërë trokë.
Vetëm në Shqipëri ka ndodhë që ditën e parë të punës ta fillosh si… ministër. Ta fillosh si kryetaksidar(e) a si kryetar bashkie… Shtetarë e politikanë, që vetë hartojnë e miratojnë ligje që për vete s’i njohin e s’i zbatojnë. Shtypin e dhunojnë të pamundurin e të papasurin. Me gjoba të larta e me burgime për hiç. Kurse për vete janë të papërgjegjshëm përpara ligjit e të pandëshkueshëm prej tij …(A nuk janë të papërgjegjshëm me rregullore, pra, me ligj parlamentarët tanë për çka thonë e bëjnë në atë aulë?)
Se s’ka gjykata që t’i gjejnë fajtorë, për gjithçka të keqe e të kundërligjshme që ndodh e bëhet nën qeverimin e tyre. E çfarë i kanë dhënë pra këta Shqipërisë, që ta duan? Rreth 94 vjet më parë, kur edhe atëherë zyrat e zyrtarët e shtetit ishin shqiptarë, me kombësi e identitet e jo të huja, Fishta vëren me dhimbje e me nerv shkruan: Turku, si qeveri, as ka rrahë shqiptarët me dajak, as ua ka ndry gratë ndër kala. Po, por satrapët e Shqipnisë – njerëzit e Qeverisë sonë, pose [përveç] se shqiptarëve ua kanë rrjepë deri shpirtin me taksa e pagesa e me plaçkë, i kanë rrahë në dru, e gratë me djepa ua kanë bartë prej kresë (kreut, këtu veriut) së Shqipnisë e ndry ua kanë në kala të Gjinokastrës, si të kishin qenë robina otentotësh (ottentòtto-it. njeri i pagdhendur, këtu njerëz të egjër] e jo nana shqiptarësh të lirë.)
Prandej, populli shqiptar nuk ka besim në Qeverinë e vet dhe sot e mban për hasëm ma të rrezikshëm, se pati mbajtë dikur qeveritë e hueja. Edhe sot, thuajse këtu jemi. Me dashjen e me shtysën e qeverisë, njerëzit ikin prej vendit të tyre dhe në vendin e braktisur prej tyre, udhëheqësit po… bëjnë gati bujtinat për të huajt. Kjo nuk thuhet vetëm këtu brenda nesh, po së pari kjo ka qarkulluar në kanceleritë europiane. Dhe, ndaj ka një revoltë që duket, revoltë që, në të vërtetë zien, por nuk po merr zë. Sepse edhe revoltën këta po e blejnë. Po blejnë revoltën se kanë blerë median, që me të padrejtë ka monopolin e zërit të publikut.
Sfumimi, heshtja dhe paraliza e aksesit për opinionin – revoltë është njëra mënyrë. Tjetra është me mercenarë, qeveria ka plot mercenarë… E mercenarët kësaj here qeverisë i duhen si trumbetarë. I duhen për të përçuar në popull fillin e kuq të reformës europeiste rilindase. Me… sirianë. Dhe që ky mercenari të jetë mjaftueshëm i vlefshëm, kërkohet që së paku emri t’i dihet a fytyra t’i njihet. Po preferohet të jetë edhe peshë më e rëndë. Të jetë ishministër a ish-ndihmëskryeministër, bie fjala. Dhe gjen të tillë, mjafton t’i hidhet një kockë e tepsisë së pushtetit…
Më herët ka pasë mercenarë nga ne, që kanë shkue e kanë luftue për llogari të perandorive të huaja, të largëta. Po tani, në kohët moderne e në rastin që mund të ndodhë, mercenarët shiten këtu mbrenda për mbrenda, të markuar mirë. Si bie fjala, me kozmopolitizëm. Pse, a nuk është në modë sot, në epokën e globalizmit të jesh i gjithëbotshëm e të çohesh e të ulesh provincial nëse zë në gojë interesa kombëtare? Dhe gjithologët tanë, dijetarë për gjithçka rrokull kësaj bote, prej te ngrohja globale e deri te ngjizja e njeriut në epruvetë, si gjithherë ca syresh janë të gatshëm të bëjnë atë që bëjnë prej shumë kohësh dhe të paguhen mirë, si gjithnjë.
Qasja e tyre kësaj radhe shëmbëllehet me mikëpritjet tona dhe me mirëpritjet për ne kur në ishim sirianë. Veçse ju duhet të na bindni për nevojën e ndërrimit të popullit, që qeveria për të cilën ata shërbehen, të punojë e qetë. Pa kurrfarë droje se i hedhin fytyrës së vet një grusht pluhur të kuqërremtë, që nuk ka ujë që e lan…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri