LAJMI I FUNDIT:

Vetëm personat me biletë do të mund të marrin pjesë në meshën e Papës në Shkup, Qeveria fton qytetarët për pjesëmarrje

Vetëm personat me biletë do të mund të marrin pjesë në meshën e Papës në Shkup, Qeveria fton qytetarët për pjesëmarrje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar video para ardhjes së Papa Françeskut, i cili më 7 maj do të qëndrojë në Shkup.

Qeveria ka ftuar qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në ligurgjinë e papës, që të pajisen me biletat. Siç njoftojnë nga qeveria, biletat do të ndahen pa para dhe do t’u jepen qytetarëve që do të regjistrohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 7 maj në Shkup vjen Papa Françesku. Ftojmë qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë të pajisen me bileta për këtë ngjarje, tek cilado famulli katolike në vend, më së voni deri më 3 maj. Për më shumë informacione vizitoni faqen papa.mk”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


Nga Kisha Katolike në Maqedoni, e cila është pas organizimit të kësaj ngjarje, thonë që presin prani nga të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare.

Ndryshe, sipas agjendës Papa do të arrijnë në orën 08:15 më 7 maj, ndërsa do të ketë takime me krerët shtetëror.

Është paralajmëruar vizitë edhe tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës së bashku me liderët e bashkësive fetare, ndërsa më pas takime edhe me të varfrit.

Është planifikuar që papa vizitën ta përfundojë në orën 18:30, kur edhe nga Aeroporti i Shkupit do të udhëtojë për në Romë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori