Juventus ka njoftuar zyrtarisht raportin financiar për gjashtë muajt e parë të edicionit 2020-21, duke konfirmuar një humbje prej 113.7 milionë eurove.

Bordi i Drejtorëve në Klubin e Futbollit Juventus u takua sot nën drejtimin e presidentit Andrea Agnelli dhe miratoi raportin financiar gjysmë-vjeçar deri më 31 dhjetor 2020.


“Zonja e Vjetër” njoftoi llogaritë për gjashtë muajt e parë të edicionit aktuale, me të ardhura prej 258.3 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë në sezonin 2019-20 kishin 322.3 milionë euro.

juventus 1

Kostot janë rritur pak në 263.4 milionë euro, ndërsa klubi zbuloi se ka humbje për këtë periudhë plot 113.7 milionë euro.

Juventus po ashtu shpjegoi se 'vazhdimi i pandemisë ka gjeneruar një ndikim të rëndësishëm negativ në të ardhurat', ku vlerësohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app