Vetëm disa muaj pas vdekjes: detaje tronditëse nga tragjedia e Pamela Genini

Ngjarja lidhet me një rast shumë të rëndë në Milan dhe më pas në zonën e Bergamo, ku viktimë është modelja italiane Pamela Genini, 29 vjeçe.
Ajo ishte vrarë në tetor nga ish-partneri i saj Gianluca Soncin, i cili e kishte sulmuar brutalisht në banesën e saj, duke e goditur me thikë më shumë se 24 herë.
Para krimit, Pamela kishte dërguar mesazhe tek një shoqe duke shprehur frikë për jetën e saj dhe duke thënë se ish-partneri ishte i rrezikshëm.

Gjatë sulmit, ajo kishte bërtitur për ndihmë, ndërsa fqinjët kishin njoftuar policinë.
Pas krimit, autori kishte tentuar edhe vetëvrasje.
Pesë muaj pas varrimit, ndodhi një zhvillim edhe më tronditës: gjatë zhvendosjes së arkivolit në varrezat e Bergamos, punonjësit vunë re se arkivoli ishte manipuluar.
Ai nuk mbyllej siç duhet, kishte vida të lira dhe shenja se ishte hapur kohët e fundit.
Hetimet treguan se ishte prerë në kokë dhe se kjo ndërhyrje ishte bërë pas varrimit.
Përdorimi i silikonit të freskët në arkivol përforcoi dyshimet se dikush kishte hyrë në varr dhe kishte kryer këtë akt makabër.
Policia beson se në këtë ngjarje mund të kenë marrë pjesë 3–4 persona, por ende nuk ka një motiv të qartë për këtë krim të rëndë.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të brutalitetit të dyfishtë: fillimisht vrasja e rëndë dhe më pas ndërhyrja çnjerëzore në trupin e viktimës pas varrimit. /Telegrafi/




























































