Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vetëgjyqësisë në Podujevë, ku tre persona dyshohet se kanë sulmuar një tjetër.

Rasti ka ndodhur të martën.


“Podujevë 17.02.2026, 16:00-16:40. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me pesë fishekë, një kaçavidë si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/