LAJMI I FUNDIT:

Vetaksidentohet vetura zyrtare në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Vetaksidentohet vetura zyrtare në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Foto: Kallxo.com

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.


Ahmeti tutje ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Në pamjet e publikuara shihet se automjeti i aksidentuar është veturë zyrtare e shtetit të Kosovës me targa 4Z. /Telegrafi/