Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet t’i kryejw obligimet e veta si shtet, duke theksuar se Kosova do të jetë një shtet në të cilin ka perspektivë dhe jetë të dinjitetshme.

Ai në një intervistë në Radio Televzionin e Kosovës ka theksuar se vendimet e partisë, të cilin ai e drejton, do të jenë në interesat e qytetarëve të Kosovës dhe se “nuk do të ketë veprime befasuese”


“Askush mos të mendojë se PDK do të jetë vendimmarrëse për interesat e kolltuqeve. Jemi duke e formësuar qëllimin tonë politik. Ejani të marrim vendime, sepse koha po kalon. Kosova ka shumë sfida, që nga nxënësit, minatorët, zdrukthtarët, bizneset, për të cilët duhet të punojmë”, ka shtuar Veseli.

Sipas tij, kjo do të jetë vendimmarrja e PDK në interes të këtyre kategorive, duke shtuar se “askush nuk po e pengon në zhvillimin ekonomik Kosovën, përveç vetes dhe burokracisë tonë”./Telegrafi/