LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte lëvizjen kombëtare

Veseli: Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte lëvizjen kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores së Ukshin Hotit, në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli e konsideroi Ukshin Hotin njërin prej personaliteteve më të shquara të luftës sonë për liri dhe pavarësi, i cili mbeti deri në fund veprimtar i pakompromis i lëvizjes kombëtare.

“Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte këtë lëvizje me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofi i çështjes sonë kombëtare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.


Duke bërë një elaborim të aktivitetit politik atdhetar të Ukshin Hotit dhe të qëndresës së tij intelektuale e kombëtare, kryetari i Kuvendit tha se në fillim të viteve ’80-ta, kur terrori i regjimit jugosllav po përgjakte rininë e Kosovës, ai kishte ngritur zërin e protestës e të kundërshtimit dhe nuk ishte joshur nga postet.

Kryeparlamentari Veseli shtoi se burgosja e Ukshin Hotit nga regjimi jugosllav dhe shpallja e tij ‘i burgosur i ndërgjegjes’ nga Amnesty International, më 1983, bënë që zëri i Kosovës së shtypur të dëgjohej në qendrat vendimmarrëse të botës.

“Ukshin Hoti nuk hoqi dorë kurrë nga parimet e tij, sepse gjithë jetën kishte vetëm një interes: interesin kombëtar, lirinë e popullit të tij. Në vitet ’90-ta, regjimi përsëri e burgosi Ukshin Hotin, sepse e dinte shumë mirë se filozofi i çështjes shqiptare do të bëhej filozofi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por përsëri dështuan, sepse tanimë Ukshin Hoti ishte kthyer në ikonë të lëvizjes sonë kombëtare”, tha në vazhdim kryetari Veseli.

Thënia e tij legjendare se ‘për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe’, shtoi kryetari Veseli, qëndron në themele të vetë platformës së UÇK-së, parim ky i cili bëri botën demokratike të mbështeste kauzën për çlirim në vitin 1999.

Kryetari Veseli e quajti cinizëm faktin se Serbia sot pretendon të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa ende nuk jep përgjigje për fatin e mijëra qytetarëve të pagjetur Kosovës, në mesin e të cilëve edhe të profesor Ukshin Hotit, dhe mban në territorin e saj varreza sekrete të viktimave të pafajshme.

“Si mund të jetë pjesë e Evropës dikush që mban sekret fatin e intelektualëve të kalibrit evropian, sikurse është Ukshin Hoti? Është koha t’i jepet fund këtij cinizmi. Kosova ka të drejtë të dijë për fatin e qytetarëve të saj, ta ketë drejtësinë për ta, sepse vetëm drejtësia shëron plagët e së shkuarës, mundëson paqen dhe të ardhmen”, theksoi kryetari Veseli.

Ai shtoi se Prizreni duhet të jetë krenar që ka fatin të ketë i pari në gjirin e vet shtatoren e këtij ideologu dhe intelektuali të madh, ndërsa paralajmëroi se së shpejti një shtatore e përmasave edhe më të mëdha, do të ngrihet në mes të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, afër vendit ku Ukshin Hoti derdhi djersën dhe shkriu mundin e tij atdhetar, intelektual e shkencor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori