Në takim me strukturat e reja në Degën e Partisë Demokratike në Drenas, kryetari Kadri Veseli, ka thënë se Drenasi është djepi dhe bazamenti i forcës së PDK-së, duke shtuar se “jam i bindur se nga ky proces i brendshëm zgjedhor, kemi dalë edhe më të fortë. Ne ekzistojmë si parti dhe marrim gjithmonë besimin e madh të qytetarëve sepse marrim përgjegjësi e nuk ikim nga to. Unë pres gatishmëri nga të gjithë për t’i prirë edhe më tej proceseve të mira për vendin dhe qytetarët”, ka theksuar Veseli.
Ai ka thënë se procesi zgjedhor ishte tejet demokratik, me pjesëmarrje masive dhe cilësi të organeve të përzgjedhura në Drenas dhe degët tjera gjithandej vendit, duke ruajtur strukturat, por edhe duke sjell kuadër të ri dhe udhëheqës të rinj në degë dhe nëndegë.
“Në qoftë se më herët kemi arritur lirinë, pse sot nuk mund ta arrijmë zhvillimin ekonomik?”, ka thënë Veseli.
“Do të eliminojmë çdo parregullsi e fenomen korruptiv. Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë politika inkurajuese, ta bëjmë Kosovën si vendet e BE-së, përmes vizionit të qartë të ndërmarrësisë, njerëzve inovatorë e punëtorë, ndërmarrës, fermerëve e edukatorëve. Ky duhet të jetë drejtimi ynë”, tha Veseli.
Lideri i PDK-së ka folur edhe për iniciativën e tij për Tribunalin për gjenocidin serb.
“Serbia duhet të përgjigjet. Këtu në mes të Drenicës, flakët e luftës e kanë munduar më së shumti. Ne nuk duhet të jetojmë në frymën e konfliktit, por ne në Ballkanin Perëndimor, kemi perspektivë, duhet të marrim përgjegjësi, në rend të parë PDK-ja, duke respektuar të drejtat e serbëve, por edhe duke u kujdesur për Luginën e Preshevës”, ka thënë Veseli.
Ai ka ftuar që të shfrytëzohen resurset humane dhe natyrore, për krijimin e bizneseve të reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese.
“Të kemi prodhime vendor dhe punësim. Ndërmarrësit tanë të kenë perspektivë, këtë ne mund ta arrijmë. Jemi krenar për të kaluarën, të përgjegjshëm për sukseset dhe gabimet, por jemi të vendosur për një Kosovë perëndimore, të zhvilluar, ku njerëzit jetojnë edhe me mirë”, ka thënë Veseli.
Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka thënë se Dekada e Re ka dhënë mundësi për gërshetimin e gjeneratave duke marrë përkrahje në forcimin e PDK-së, në Drenas, në qeverisjen lokale, së bashku duke sjell çështjet e qytetarëve si prioritet.
Hoxha theksoi se vetëm me udhëheqjen e përgjegjshme dhe të aftë, qytetarët do të mund të arrijnë synimet për jetë më të mirë.
“Me një vizion unik të liderit Kadri Veseli dhe Dekadës së Re, Drenasi dhe Drenica ecin pandalshëm përpara”, tha Hoxha.
Ndërsa gjatë takimin me strukturat e reja të degës së PDK-së në Dragash, kreu i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se PDK nuk do të lejoj brenda vetes njerëz që e kanë keqpërdorur partinë për qëllime personale, duke i hapur rrugë njerëzve profesionist me vullnet për të punuar për të mirën e qytetarëve.
“Fenomenet negative do t’i godasim rëndë, ne nuk mund, të mbesim peng, duhet t’i japim mundësi njerëzve të cilët vërtet e duan vendin, perspektivën, zhvillimin për vendin si prioritet. Sundimi i ligjit duhet të jetë më i fortë se secili individ. Duhet me i dhënë shans secilit, por edhe do të luftojmë për të drejtat tona”, ka theksuar Veseli.
Ai ka ftuar drejtuesit e Degës së PDK-së në Dragash, të bashkëbisedojnë me njerëz, patriotë që kanë vizion e guxim të ecim bashkërisht përpara, “në mënyrë që mos ta lëmë këtë të arritur të na dështojë, por ta qojmë suksesin më tutje, me këto ndryshime kemi nisur, për faktin se kemi problem papunësinë dhe duhet gjetur zgjidhje, ta fitojmë besimin dhe ta çojmë përpara vizionin e Dekadës së Re”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania