LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Do ta mbështesë çdo iniciativë për avancimin e pozitës së gruas

Veseli: Do ta mbështesë çdo iniciativë për avancimin e pozitës së gruas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Bordin e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku –Topalli, Teuta Haxhiu, Lirije Kajtazi, Besa Baftiu, Saranda Bogujevci dhe Jasmina Zhivkoviq.

Veseli, pasi uroi deputeten Mexhide Mjaku-Topalli për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së dhe theksoi se është i njoftuar me punën e mirë që po bën ky grup.

Ai përgëzoi gratë deputete për angazhimin e tyre të pareshtur në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas në shoqëri, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij të gjithanshme në këto angazhime.


“Unë do të përkrah GGD-në në çdo iniciativë për përmirësimin e pozitës së gruas dhe do të interesohem t’ju sigurohet mbështetja e nevojshme për mbarëvajtjen e angazhimeve të GGD-së”, theksoi kryetari Veseli.

Deputetet, nga ana e tyre, falënderuar kryetarin për pritjen, kërkuan që gratë të jenë të përfshira më shumë në trupa të Kuvendit, delegacione, grupe punuese etj.

Kryetarja e Bordit të GGD-së, Mexhide Mjaku –Topalli, njoftoi kryetarin Veseli për punën e GGD-së, si grup gjithëpërfshirës, i cili do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e rolit të gruas në përfshirjen e perspektivës gjinore në legjislacion dhe politikë në përgjithësi.

Ajo përmendi edhe nevojën për përkrahje nga Kuvendi për Grupin e Grave Deputete në projektet e këtij grupi, por edhe në sigurimin e stafit të përhershëm mbështetës.

Topalli–Mjaku theksoi rëndësinë që në Rregullore të Kuvendit të sigurohet përkrahje për GGD-në. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori