LAJMI I FUNDIT:

Veseli nga Haga kritikon VV-në: Pesë vite janë munduar të shkulin edhe shtetin për të ardhur në pushtet

Veseli nga Haga kritikon VV-në: Pesë vite janë munduar të shkulin edhe shtetin për të ardhur në pushtet

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas intervistimit në Dhomat e Specializuara, nga Haga ka dhënë një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Veseli ka thënë se ka qenë korrekt ndaj Hagës duke iu përgjigjur ftesës për intervistim, duke thënë se ka përfunduar për atë që është ftuar.

“Dua të jem korrekt të mos bëj deklarata publike, pasi jam edhe politikan”, ka thënë Veseli, duke qenë i rezervuar nga ajo që është pyetur në Hagë, përcjell Telegrafi.


Kryetari i PDK-së ka thënë se historia do të tregojë nëse ishte i drejtë themelimi i Gjykatës Speciale, por sipas tij historia tregon se krime në Kosovë ka bërë Serbia.

Veseli ka thënë se e sheh si zhvillim pozitiv edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur pas zgjedhjeve parlamentare “në kuptimin që do të vërtetohen disa çështje se a ka pasur artificializma dhe manipulime në realitetet në të cilat kemi kaluar”.

Ai ka thënë se kjo shoqëri duhet të shkojë para, por sipas tij “jo me urrejtje, papjekuri e emocione”.

“Shumë shpejt do të shihet e vërteta dhe drejtimi të cilin duhet të shkojmë”.

Veseli ka sulmuar Vetëvendosjen, pasi sipas tij, prej pesë vitesh sa ai ka qenë në krye të Kuvendit “ata janë munduar të shkulin edhe shtetin për të ardhur në pushtet. Të shohim tani a po ndryshojnë rrënjësisht për ato që janë trumpetuar”.

I pari i PDK-së ka përmendur edhe takimin e Gjuriqit me zyrtarët e Kosovës.

Ai ka thënë se sa më shumë të këtë populizma brenda Kosovës “krokodili Vuçiq do të forcohet”.

“Po përse të mos mohojë Vuçiqi masakrën e Reçakut, kur ai mohon masakrën ai tjetri shkon takohet në Tiranë”, tha Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori