Nënsekretari amerikan i Shtetit, David Hale, gjatë takimit që ka pasur me liderët kosovarë të shtunën, ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të kenë një involvim serioz në procesin e dialogut, ndërsa ua ka lexuar edhe një herë atyre letrën që kohë me parë e ka dërguar Presidenti Donald Trump – duke i nënvizuar disa fakte brenda saj.
Kështu ka pohuar Kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë një interviste për ‘Pista News’, në të cilën ka shpalosur detaje nga ky takim.
“Ndihmëssekretari ka qenë shumë i qartë, shumë i drejtpërdrejtë dhe na ka pyetur, në fakt ka marrë letrën e Presidentit Trump dhe ka nënvizuar disa fakte, po tentoj të barti disa detaje nga takimi: Rast unik historik, edhe për sovranitetin e Kosovës. Tha cili do të jetë qëndrimi juaj, për faktin se SHBA-të dëshirojnë të kenë një involvim serioz, por po e potencoj Ndihmëssekretarin, por jo edhe të humbim kohë nëse nuk ka gatishmëri të Kosovës të marrë vendimmarrje. Ky ka qenë një qëndrim, i cili mund të konsiderohet në pjesën e parë një mesazh i jashtëzakonshëm për qëndrimin e SHBA-së që Kosova shkon në Dialog si shtet i pavarur dhe sovran dhe për njohje, por në të njëjtën kohë që përgjegjësinë e merrni ju – dëshironi të shkoni apo nuk dëshironi të shkoni?”, ka thënë Veseli.
Veseli, më tutje, ka folur edhe për çështjen e taksës, duke treguar se Nënsekretarit Hale ka pyetur nëse Kosova fiton duke e vendosur taksën si mjet bllokimi, apo duke shkuar në tavolinën e bisedimeve.
“Tarifa është vendim i juaji si shtet i pavarur dhe sovran, por ju duhet të mendoni strategjikisht: fitoni duke e vendosur tarifën si mjet bllokimi, apo dëshironi që të shkoni në tavolinën e bisedimeve, të bartni qëndrimet të cilat i keni ju si shtet i pavarur dhe sovran, përfshirë edhe frikën për ndarje – ku qëndrim shumë i qartë nga Ndihmëssekretari edhe këtë herë ishte se SHBA-ja nuk preferon asnjë opsion të cilin nuk e preferojnë palët, apo dëshironi ta përdorni pjesën e tarifës si pretekst”.
Kryeparlamentari gjithashtu është shprehur se taksa ka qenë propozim i tij, i orientuar tërësisht ndaj Serbisë dhe ajo ka kuptim vetëm derisa drejtohet kundër Serbisë, por jo nëse kalon si qëndrim ndaj SHBA-ve.
“Tarifa ka kuptimin vetëm derisa drejtohet kundër Serbisë. E doni qëndrimin tim? Duhet edhe 1000 për qind t’ia bëjmë Serbisë, për vetë faktin se po krijon reaksion ndaj nesh se si na ka bllokuar, se si nuk ka korrektësi ndaj nesh. Por, në momentin kur të kalon qëndrim ndaj SHBA-së, unë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërron qëndrim”.
“Tani ne në këtë moment i kemi dy rrugë: një, t’i demonstrojmë vetvetes, por t’i demonstrojmë më shumë edhe partnerëve, se më Serbisë nuk kemi çka t’i demonstrojmë, dhe të bllokohemi në këtë proces. Pastaj, mund të vijmë në një situatë, siç tha Ndihmëssekretari, tha: ‘ju do ta vazhdoni vetë, ne shikojmë’. Bile, si me gjysmë shaka tha – ‘nëse kemi interes kur bëheni ju gati, ndoshta vijmë, por ndoshta edhe nuk vijmë, i shohim interesat tona’. Do të thotë, kjo është një situatë në të cilën jemi reale. Kemi një qëndrim, i cili është bukur i qartë nga partnerët tanë perëndimorë, dhe Kosova duhet të marrë vendimet si shtet i pavarur dhe sovran”, ka deklaruar Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si “Trafikimi me njerëz”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/salla-e-gjykates-gjykata-themelore-pallati-i-drejtesise-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2-1-380x233.jpg)
Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si “Trafikimi me njerëz”
![Erasmus for Young Entrepreneurs – një mundësi e veçantë për të rinjtë dhe ndërmarrësit nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto_kryesore-380x233.jpeg)
Erasmus for Young Entrepreneurs – një mundësi e veçantë për të rinjtë dhe ndërmarrësit nga Kosova
![Arrestimi i Veliajt, Rama kritikon punën e prokurorëve: Shqipëria nuk është republikë hetuesish](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-2-380x233.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama kritikon punën e prokurorëve: Shqipëria nuk është republikë hetuesish
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kallas_kos.jpg)
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re