Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Sofje, ka marrë pjesë në shënimin e kremtës zyrtare për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Bullgarisë, ku ishin të pranishëm edhe kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë dhe zyrtarë të lartë të Bullgarisë dhe korit diplomatik.
“Në këndvështrimin aktual të këtij 10 vjeçari, vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Bullgarisë është përshkuar si një rrugëtim i përbashkët, ku në procese të rëndësishme, Kosova ka marrë mbështetjen e pakursyer te Bullgarisë, dhe për këtë ne ju jemi shumë falënderues. Dhe kjo ndihmë në fakt nuk ishte diçka e re apo e papritur nga vendi mik Bullgaria, pasi që autoriteteve bullgare në asnjë kohë dhe rrethanë nuk u ka munguar gatishmëria për përkrahje ndaj Kosovës, e me theks të veçantë ne kujtojmë dhe çmojmë shumë ndihmën bullgare gjatë vitit 1999, të cilët së bashku me Rumaninë dhe Hungarinë mbyllën hapësirën ajrore për të ndihmuar NATO-n dhe për të parandaluar diçka që mund të kishte qenë shumë e paparashikueshme për stabilitetin e rajonit”, tha Kryeparlamentari Veseli.
“Sot, 20 vite nga ajo kohë, jemi në vigjilje të kremtimit të ditës më të shënuar të historisë së re të Kosovës – Ditës së Çlirimit dhe jam shumë i lumtur që kam mundësinë edhe fizikisht të jem sot këtu dhe t’i falënderoj me konsideratën më të lartë të gjitha institucionet bullgare të të gjitha niveleve të cilët në atë kohë dhanë kontributin e tyre të çmuar që ne sot të jemi një vend i lirë dhe duke rrugëtuar sigurt drejt integrimit Euro-Atlantik. Populli i Kosovës, qytetarët e lirë të vendit tim u janë mirënjohës”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit po ashtu theksoi faktin se Bullgaria ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2008.
“Gjatë gjithë këtij rrugëtimi kur flasim për ndihmën që na është dhënë në rrugën tonë të shtet-ndërtimit ne dëshirojmë të falënderojmë Bullgarinë. Do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar dhe falënderuar Qeverinë Bullgare e cila përgjatë presidencës se BE-se tregoj një bashkëpunim të sinqertë me Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai. Në koncertin festiv të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Bullgari, ishin të pranishëm edhe kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Tsveta Karayancheva, zëvendësministri i Jashtëm dhe përfaqësues tjerë qendror e lokal si dhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Bullgari. “Për mua është nder që sonte jam bashkë me miqtë e Kosovës për të kremtuar 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Bullgaria e Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe ne do të punojmë që ta forcojmë edhe bashkëpunimin ekonomik. Kosova është shtet mik i yni dhe Bullgaria do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Meqenëse jemi në kë festë dua ti uroj gjithë popullin e Kosovës”, tha kryeparlamentarja e Bullgarisë, Tsveta Karayancheva.
Në koncertin festiv të 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Bullgari ka ekzekutuar disa vepra kitaristi kosovar me renome botërore, Petrit Çeku bashkë me Kuartetin Harkor të Sofjes. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës