LAJMI I FUNDIT:

Veseli mbledh kryetarët e degëve të PDK-së, kërkon formimin e shtabeve zgjedhore

Veseli mbledh kryetarët e degëve të PDK-së, kërkon formimin e shtabeve zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e degëve të PDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas një njoftimi, Veseli ka thënë se PDK është gati për zgjedhje dhe në këtë proces hyn për të fituar.

“Tashmë data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më parë. Ne kemi përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor, që ka fuqizuar PDK-në, dhe jemi të përgatitur për zgjedhje si asnjëherë më parë”, është shprehur Veseli.


Në takim është vendosur që të gjitha degët e PDK-së të krijojnë shtabet zgjedhore gjatë kësaj jave dhe po ashtu është kërkuar nga kryetarët e degëve që të fillojnë propozimet për kandidatët për deputetë që do të jenë pjesë e listës kandiduese të PDK-së.

“PDK hyn në zgjedhje me qëllimin e qartë për të fituar në këtë proces dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë tutje Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori