LAJMI I FUNDIT:

Veseli, kryeministër para Speciales

Veseli, kryeministër para Speciales

Deputetë të LDK-së thonë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, po planifikon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke e synuar postin e kryeministrit para se të funksionalizohet Gjykata Speciale. Pasi që, sipas tyre, kjo mendohet se do ta dëmtojë më së shumti partinë më të madhe në vend

Deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ta kthyer normalitetin nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme vlerësohet të jetë bërë për disa arsye.

Sipas deputetëve të LDK-së, Veseli po synon të vijë në krye të ekzekutivit para funksionalizimit të Gjykatës Speciale, pasi që, kjo Gjykatë vlerësohet se do ta dëmtojë më së shumti PDK-në, shkruan “Zëri”.


Ndërkaq, partitë opozitare vlerësojnë se i pari i PDK-së tashmë e ka kuptuar se koalicioni ka dështuar në shumë procese të rëndësishme. Mirëpo, ata nuk përjashtojnë mundësinë që kryetari i Parlamentit të jetë deklaruar pro zgjedhjeve për shkak të Speciales, pasi që kjo mendohet se do ta dëmtojë më së shumti partinë që e drejton Veseli.

Edhe analistët politikë konsiderojnë se nga Gjykata Speciale më së shumti do të dëmtohet PDK-ja dhe se kjo mund të jetë njëra prej arsyeve nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Megjithëkëtë, sipas tyre, zgjedhje nuk do të ketë gjatë këtij viti, por tek në vitin e ardhshëm. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori