LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Komisioni hetimor për veteranët, ka për qëllim t’i ndalë ata që po manipulojnë me UÇK-në

Veseli: Komisioni hetimor për veteranët, ka për qëllim t’i ndalë ata që po manipulojnë me UÇK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se iniciativa e tij për komisionin hetimor për veteranët është bërë me qëllim të ndaljes së manipulueseve që po abuzojnë me UÇK-në, si dhe për t’ia kthyer dinjitetin veteranëve.

Ndërkaq, si i pari i koalicionit qeveritar PAN, Veseli nuk komentoi krizën brenda koalicionit qeverisës, por tha se duhet të punojnë më shumë në disa çështje.

Përveç kësaj iniciative, kryeparlamentari bëri të ditur se pritët të ndërmarrë dhe iniciativa të tjera për të rregulluar statusin e veteranëve.


“Kjo iniciativë ka të bëjë me i ndalë zërat dhe me i ndal manipuluesit të cilët janë duke u munduar që të abuzojnë në emrin tuaj dhe emrin tim. Do të thotë Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e shenjt, statusi i luftëtarit po ashtu dhe shteti i Kosovës, institucionet e Kosovës nuk do të lejoj që luftëtari të jetë lëmosh dhe statusi i tij të varet prej 170 euro. Do të thotë pas kësaj iniciative do të ketë dhe disa iniciativa të tjera që do të rregullojnë statusin e luftëtarit që kanë të bëjnë me marrë përgjegjësi me dhënë kontribut qoftë në çështjen e punësimit, apo ndërmarrësisë”, tha ai.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku tha se nuk kanë arritur të përcaktojnë ndonjë seance plenare. Ndërkaq në mbledhje opozita ishte e përfaqësuar vetëm me anëtaren e PSD-së, Aida Dërguti, pasi anëtari tjetër i opozitës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala mungoi.

Për dialogun me Serbinë, Veseli tha se presin që të ndërtojmë një konsensus më të gjerë politik në të ardhmen. Sipas tij aktualisht nuk ka një klimë të favorshme për konsensus të përbashkët.

“Ne do të jemi çdo herë për dialog, do të jemi për paqe dhe fqinjësi të mirë. Unë nuk besoj që aktualisht, qoftë brenda qoftë në bashkësinë ndërkombëtare të kemi një situatë, klimë të favorshme të një konsensusi të përbashkët. Po presim që në ditën e ardhshme të ndërtojmë dhe mos të humbin kohë në gjërat që janë populliste”, u shpreh Veseli.

I pyetur për raportet mes koalicionit qeveritar, Veseli nuk dha qëndrim, por tha se bashkërisht duhet të bëjnë më shumë në luftimin e korrupsionit dhe mbi vitalitetin ekonomik të vendit.

“Ne bashkërisht duhet të bëjmë më shumë kundër luftës korrupsionit dhe mbi vitalitetin ekonomik të vendit. Integrimin e të rinjve tanë që mos të na largohen. Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave nuk është çështje e Kosovës. Kosova ju të nderuara media dhe gjithë qytetarët tanë duhet të din se është problem që ka të bëjë më shumë me BE-në… miqtë tanë dhe partnerët tanë duhet të jenë më korrekt me vetën e tyre sepse nuk kanë të drejt që të ndihen më të privilegjuar se ne”, deklaroi Veseli. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori